(Video) Shpresat / Çelhaka: Luajmë për hakmarrje ndaj Republikës Çeke

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2022 18:55

ASNN – Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do të përballet ditën e premte me Republikën Çeke në sfidën e radhës të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2023 që kuqezinjtë do të zhvillojnë Stadiumin “Elbasan Arena” përgjatë këtij muaji, teksa më 29 mars do të përballen edhe me Anglinë.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, skuadra e Alban Bushit është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ndërsa po stërvitet intensivisht për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze përballë këtyre dy kundërshtarëve jo të lehtë. Duke folur për mediat, Jurgen Çelhaka e Indrit Tuci vlerësojnë këtë grup të kuqezinjve, teksa shprehen se do të japin maksimumin e tyre.

Çelhaka, i cili po kthehet në një titullar të padiskutueshëm te Legia e Varshavës në Poloni shprehet i lumtur për rikthimin me Kombëtaren si dhe për harmoninë që gëzon grupi. Përballë Republikës Çeke, Çelhaka dëshiron një hakmarrje, ndërsa flet edhe për ecurinë me klubin polak.

 

– Si e shikon rikthimin me Kombëtaren e Nën-21-vjeçarëve?

– Të rikthehesh me Kombëtaren është gjithnjë një ndjenjë e bukur. Shpresoj të mos kemi dëmtime gjatë kësaj kohe. Kemi dy kundërshtarë shumë të vështirë përballë. Të marrim maksimumin në ndeshjen e parë dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e dytë.

 

– Si e sheh grupin?

– Disa lojtarë kanë shkuar te Kombëtarja A, por kanë ardhur edhe prurje të reja dhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar. Mendoj se jemi një grup i mirë, kemi edhe lojtarë individualisht shumë të mirë. Kemi harmoni brenda ekipit. Me punë besoj se do marrim diçka të mirë në këto dy ndeshje.

 

– Për hakmarrje ndaj Republikës Çeke?

– Mund të jetë një hakmarrje sepse kemi bërë një paraqitje jo shumë të mirë aty. Jemi mundur me një rezultat të thellë dhe çdokush nga ne që ka qenë aty do që të hakmerret për atë humbje, në mënyrë sportive gjithmonë.

 

– Dhe, së fundi, si po shkon tek Legia e Varshavës?

– Për mua është e rëndësishme që të marr minuta gjithmonë. Atje po më shkon gjithçka mirë. Fillimi ishte pak i vështirë, por tani po futem në formacion, dhe kjo është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për ekipin e Nën-vjeçarëve-21, sepse vij me minuta nën këmbë dhe është diçka akoma edhe më e mirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh