(Video) / Kosova vijon përgatitjet për dy miqësoret e fundmarsit

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2022 17:25

ASNN – Futbollistër Muriqi dhe Rashani kërkoj  rezultat pozitiv ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka vijuar përgatitjet me grupin e plotë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Stërvitjen e së martës të përzgjedhurit e trajnerit Alen Zhires e kanë zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Për herë të parë me përfaqësuese është grumbulluar mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, që është përfshirë në ekipin e Kosovës pas lëndimit të Emir Sahitit. Të enjten, Kosova luan në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos, ndërsa më 29 mars në Zyrih luan kundër Zvicrës.

Ndërkohë dy prej lojtarëve më në formë të Kosovës, Vedat Muriqi e Elbasan Rashani, kanë thënë se duhet të përfitojnë nga momenti i mirë i lojtarëve. “Jemi duke vazhduar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë, – ka deklaruar fillimisht Muriqi. – Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje, kemi qenë të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira.”

Ndërsa Rashani tha: “Po duket që krejt lojtarët janë në formë të mirë. Presim dy ndeshje të vështira, por presim lojë të mirë. Këto dy ndeshje janë të rëndësishme për atë që na pret verës në Ligën e Kombeve. Burkina Faso është shumë e fortë. Kanë arritur në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës dhe kanë lojtarë mjaft të mirë dhe normalisht se duhet pasur kujdes. Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Jemi njoftuar tani me trajnerin e ri dhe duket se ka filozofi të mirë për ekipin tonë.” Më tej, sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi, ka folur edhe për trajnerin francez të Kosovës, Alen Zhires.

“Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij, – ka thënë ish-lojtari i Lacios. – I urojmë mirëseardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të.” Të hënën në konferencën për shtyp, Zhires tha se dy miqësoret e këtij muaji do t’i shërbejnë për ta parë nga afër ekipin dhe për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në muajin qershor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh