Një epokë e re, Spanja, pa asnjë “kampion bote” ndaj Shqipërisë

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2022 16:40

ASNN – Miqësorja e 26 marsit ndaj kuqezinjve në Barcelonë, nisja e një epoke të re. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet në Barcelonë me Spanjën dhe kuqezinjtë do të çelin një kapitull interesant në historinë e përfaqësueses vendase. Për herë të parë në 12 vitet e fundit, midis 23 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrike  nuk ka asnjë “kampion bote”.

Mungesa e Busketsit, i cili është lënë pushim nga trajneri për dy miqësoret e fundmarsit, atë të shtunën në Stadiumin “RCDE” të Espanjolit në Barcelonë, dhe atë që do të luajë të martën e ardhshme ndaj Islandës në stadiumin “Riazor” të La Korunjës, e ka lënë Spanjën pa një lojtar “kampion bote” që nga koha kur triumfoi në Botërorin e 2010-ës në Afrikë të Juhut.

Injesta, i cili ende luan në kampionatin japonez të futbollit, ishte lojtari që shënoi golin që i dhuroi Spanjës kurorën e më të mirës së botës. Interesant është ndërkohë fakti se në grupin aktual të Luis Enrikes ka mbetur vetëm një lojtar nga cikli i ish-trajnerit të atëhershëm, Visente del Boske. Ai është tashmë kapiteni i pari i përfaqësueses, Jordi Alba, i cili është i vetmi lojtar që ka mbetur nga ekipi “kampion” i Evropës në 2012-ën.

Duke mbetur tek statistikat, në skuadrën aktuale nuk ka asnjë lojtar që ka arritur numrin magjik të 100 ndeshjeve me përfaqësuesen pasi lojtari më me përvojë është Alba, i cili ka luajtur 81 ndeshje. Jo shumë kohë më parë, përfaqësuesja iberike i kishte të rregullt “shekullorët” si Kasijas apo Ksavi, apo edhe rekordmenë ende aktivë si Serxhio Ramos.

Me pak fjalë, rinovimi i skuadrës nga trajneri Luis Enrike është drejt përfundimit të tij dhe një gur kilometrik në këtë drejtim është edhe përballja e Spanjës me Shqipëria në Stadiumin RCDE të Espanjolit, në takimin që do të sillet më 26 mars për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh