AlbanianSport.com 20/03/2022 18:10
ASNN – Në Turqi gjithashtu flitet shqip, me një tjetër dyshe, Sokol Cikalleshin e Endri Çekicin që janë aktivizuar që nga minuta e parë, por që nuk e shmangën humbjen ndaj Fenerbahçes. Keidi Bare dha maksimumin e tij në Spanjë, ku aktivizohet me skuadrën e Espanjolit, në një sfidë të fituar 1-0 ndaj Majorkës.
Një ndeshje e mirë nga Bare, i cili së bashku me Myrto Uzunin, që luajti për 62 minuta me Granadën, do të presin në Spanjë këtë të hënë shokët e skuadrës. Zakonisht luajnë bashkë, por këtë fundjavë Ermir Lenjani u fut në lojë duke zëvendësuar Amir Abrashin në Zvicër.
Dy kuqezinjtë që kanë marrë ftesën për të qenë pjesë dhe për të dhënë kontributin e tyre në miqësoret e marsit. Klaus Gjasula vjen i skuqur në Kombëtare, teksa këtë fundjavë në Gjermani, mori karton të kuq në minutën e 23-të, në ndeshjen që Darmstadti zhvilloi ndaj Verder Bremenit.
Edhe Albi Doka në Hungari gjithashtu është aktivizuar si titullar me skuadrën e tij, duke luajtur për 90 minuta, ndërsa kanë luajtur edhe Armando Broja në Angli e Xhakomo Vrioni në Austri.