Kombëtarja / Kuqezinjtë zbarkojnë në Spanjë, ndryshon lista e Rejës

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 15:55

ASNN – Pëson ndryshime lista e Rejës për miqësoren e 26 marsit në Barcelonë. Shqipëria përballet me Spanjën në Stadiumin “RCDE” të Espanjolit më 26 mars, në miqësoren që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe Kombëtarja ka zbarkuar të hënën në Barcelonë, ndërsa mësohet se lista e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbarkuar të hënën në Barcelonë, aty ku do të nisë përgatitjet për miqësoren e 26 marsit me përfaqësuesen vendase, Spanjën.

Në fakt, për vetë faktin se shumica e lojtarëve kanë qenë të impenjuar në fundjavë me ekipet e tyre, edhe mbërritja në qytetin verior të Spanjës e delegacionit kuqezi është e fragmentuar. Të parët që kanë mbërritur në aeroport kanë qenë pjesa e logjistikës së ekipit dhe zyrtarë të Federatës, ndërsa gradualisht kanë nisur të mbërrijnë në hotel edhe stafi teknik dhe lojtarët. Ndërkaq, mësohet se lista e lojtarëve të thirrur në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim. Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë të ditur se ka pasur dy ndryshime të fundit.

Kjo pasi mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida. Mihaj ka rezultuar pozitiv pas testit të “Covid-19” dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi. Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës. Në këto kushte, trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kishvárdos në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Për Prengën është një rikthim pasi është grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren e të rriturve, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve në të kaluarën. Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit. Shqipëria përballet me Spanjën në Stadiumin RCDE të Espanjolit më 26 mars, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh