AlbanianSport.com 20/03/2022 15:10
ASNN – Legjenda e rrjetës ruse të femrave shprehet kundër sulmit ushtarak ndaj Ukrainës. Një nga lojtaret më të spikatura në historinë e volejbollit të Rusisë volleyball, Ekaterina Gamova, është një nga sportistet e pakta të vendit të saj që ka folur publikisht, e aq më pak të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainë.
Gamova, dy herë “kampione” e Evropës dhe e botës dhe “Lojtarja më e Mirë” (MVP) në Botërorin e 2010-ës me fanellën e përfaqësueses së Rusisë, nuk ka ngurruar të shprehet, duke i habitur shumë njerëz, duke qenë sportistët nga vendi i saj nuk janë shprehur publikisht për konfliktin që ka shpërthyer duke sulmuar Ukrainën.
Legjenda 41-vjeçare e rrjetës ruse të femrave ka qenë e ashpër në një postim të saj në rrjetin social “Instagram”. “Kjo faqe e turpshme do të mbetet përjetë në historinë e vendit tim”, – shkruan Gamova, duke vijuar: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Rusia do të sulmonte një vend evropian, që do të bombardonte dhe do të vriste.”
“Tanimë e gjithë bota është kundër Rusisë, i vendos asaj sanksione, – ka theksuar ajo. – Ata nuk duan të na shohin në vendet e tyre, duan të na izolojnë Qeveria jonë duhet të ndalojë sa më shpejt të mundet! A mund të kisha heshtur? Po, mund të kisha heshtur! Por jam e turpëruar dhe e trembur.”
“Dhe e di që në Rusi ka shumë njerëz që janë kundër kësaj që po ndodh… Më vjen keq…!” – përfundon postimi i sportistes së njohur ndryshe.