AlbanianSport.com 28/02/2022 20:10
ASNN – Presidenti i propozon Komitetit Ekzekutiv mbajtjen në një datë tjetër. Presidenti i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, Armand Duka, ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve për organet e reja drejtuese të FSHF-së. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit pati vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, por Duka ka pranuar që zgjedhjet për një ditë tjetër. Kështu, futbolli shqiptar nuk do të zgjedhë një drejtues të ri më 2 mars. Përkundër asaj që ishte pretenduar deri 48 orë para zhvillimit të tyre, zgjedhjet për president dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të shtyhen.
Ka qenë Presidenti i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, Armand Duka, ai që e ka kërkuar një gjë të tillë. “Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme”, – shkruan Duka në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër”, – vijon më tej ai, duke shkruar në mbyllje: “Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.