AlbanianSport.com 27/02/2022 21:40
ASNN – Nuk ka emërtim “Rusi”, ndeshje në shtëpi e as tifozë, nuk ka flamur e as himn. Vijojnë të intensifikohen masat në nivel ndërkombëtar ndaj Rusisë, për shkak që kjo e fundit ka filluar sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Dhe në ditën e 4-t të kësaj situate të tensionuar, ka ardhur edhe një vendin zyrtarë i FIFA-s për këtë ngjarje, teksa organizmi që qeveris futbollin botëror ka bërë të ditur sanksionet e fundit ndaj Rusisë, e cila po përballet me sanksione gjithnjë e rritje kundër saj edhe në botën e sportit.
“Asnjë veprimtari ndërkombëtare nuk do të zhvillohet në territorin e Rusisë, me ndeshjet ”në shtëpi” që do të luhen në një fushë asnjanëse dhe pa spektatorë, – ka bërë të ditur FIFA të dielën në mbrëmje. “Skuadrat e Federatës që përfaqëson Rusinë do të marrë pjesë në çdo veprimtari vetëm nën emrin “Federata Ruse e Futbollit” dhe jo Rusia, – vijon më tej njoftimi i organizmit botëror. – Asnjë flamur apo himn kombëtar i Rusisë nuk do të përdoret në ndeshjet ku skuadrat nga Federata Ruse e Futbollit marrin pjesë.”
Ndërkohë, FIFA bëri me dije se do të vazhdonte “dialogun me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, UEFA dhe organizatat e tjera sportive për të përcaktuar masa dhe sanksione të tjera, përfshirë edhe një përjashtim të mundshëm nga veprimtaritë, që do të aplikohet në të ardhmen nëse situata nuk përmirësohet shpejt. “Byroja e Këshillit të FIFA-s është në gatishmëri për të marrë secilën nga këto masa”, – përfundon njoftimi në fjalë.