Tirana bën formalitetin edhe në Gjilan, Skënderbeu përmbys Fer Volejin

Share Button

AlbanianSport.com 26/02/2022 22:25

ASNN – Liga “Gjergj Kastrioti”, veprimtaria e përbashkët i volejbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova, ka mësuar skuadrat finaliste të edicionit të parë. Finalja i përket tërësisht ekipeve nga Shqipëria, teksa Tirana dhe Skënderbeu kanë eliminuar skuadrat e Kosovës. Pasi kishte fituar 3-1 në kryeqytet, Tirana e përmbushi misionin në fushë të huaj, teksa të shtunën fitoi pastër 0-3 edhe ndeshjen e kthimit në Gjilan ndaj Dritës vendase.

Seti i parë i takimit ishte me rivalitet, ndërsa me një bllok fitues në fund nga Preçetaj, vajzat bardheblu fituan 23-25. Në setin e dytë Tirana dominoi totalisht, për të fituar thellë 14-25. Rivaliteti u rikthye në setin e tretë, aty ku u nevojitën pikët shtesë. Xhenifer Pira ishte protagoniste e “match point”, duke vendosur setin 26-28 dhe të gjithë takimin 0-3. Në paraqitjen individuale, spikatën Van der Miir dhe Esdele, të cilat regjistruan nga 18 pikë secila për Tiranën.

Shkëlqeu gjithashtu edhe Antoneta Molla, autore e 15 pikëve.

Ndërkaq, të mbështetur fuqishëm nga tifozëria e zjarrtë, korçaret ia dolën të realizonin përmbysjen ndaj Fer Volejt, duke e fituar ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-1 në takimin e luajtur në Pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Skënderbeu e nisi lojën furishëm duke shpërthyer që në dy setet e para, të cilat i fitoi 25-15 dhe 25-11. Fer Volej ngushtoi në 2-1, teksa triumfoi 22-25 në setin e 3-të.

Por, më tej seti i katërt ishte vetëm një formalitet, teksa ekipi nga Ferizaj “u zhduk” nga parketi me Skënderbeun që fitoi 25-5 dhe preu biletën për në finale.Anastasia Atepalina me 18 pikë ishte shënuesja më e mirë e takimit, duke qenë vendimtare për vendëset.

Të mërkurën, në orën 16:30 në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në kryeqytet do të zhvillohet beteja për trofeun mes Tiranës dhe Skënderbeut, ekipe që do të përballen edhe të dielën në finalen e Kupës së Shqipërisë.

 

Liga “Gjergj Kastrioti”

Volejboll – Femra

 

Gjysmëfinalet:

 

Takimet e para:

(19 shkurt 2022)

Fer Volej – Skënderbeu       3-2

Tirana – Drita e Gjilanit        3-1

 

Takimet e kthimit:

(26 shkurt 2022)

Skënderbeu – Fer Volej       3-1

Drita e Gjilanit – Tirana        0-3

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh