AlbanianSport.com 26/02/2022 21:40
ASNN – Në takimin tjetër të zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Kukësit dhe Teutës dhe të vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, nuk kishte fitues, me skuadrat që e mbyllën në barazim 1-1 përballjen mes tyre. Një ndeshje shumë e vakët në Shkodër që nuk kishte raste të pastra për shënim.
Dhe do të duhej të vinte vetëm minuta e 77-të për të parë edhe golin e parë të kësaj sfidë, me Rubin Hebajn që kalon në avantazh durrsakët e Renato Arapit. Verilindorët do të barazonin shifrat vetëm pak minuta para se të mbyllej takimi, me Edi Bashan që shpëton kështu Kukësin nga humbja.
Vetëm nga një pikë për të dyja skuadrat në Stadiumin “Loro Boriçi”, me Kukësin që tashmë ka grumbulluar 38 pikë në vendin e 3-të dhe është 5 prapa Laçit të vendit të dytë 11 pikë prapa Tiranës kryesuese. Ndërkohë, në krahun tjetër, Teuta ka 25 pikë në vendin e 6-të.