AlbanianSport.com 12.12.2014 21:15
ASNN – Në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë Superiore, Partizani është mysafir në Vlorë për t’u ndeshur me Flamurtarin, duke synuar të ruajë kreun e renditjes. Për futbollistin kosovar të të kuqve kryeqytetas, Arbnor Fejzullahu, e rëndësishme është që të shmanget euforia, sidomos pas fitores në derbin me Tiranën.
Partizani ndeshet të dielën në Vlorë me Flamurtarin, në takimin e vlefshëm për javën e 16-të të Kategorisë Superiore dhe, për futbollistin kosovar të të kuqve, Arbnor Fejzullahu, e rëndësishme është që të shmanget euforia, e për më tepër, pas asaj fitoreje në derbin me Tiranën.
Në prag të kësaj ndeshjeje, Partizani kryeson renditjen me 33 pikë, ndërsa Flamurtari mban vendin e 6-të, me 19 pikë. Takimi Flamurtari-Partizani luhet të shtunën në Vlorë, duke nisur nga ora 16:00.