AlbanianSport.com 25/02/2022 20:10
ASNN – Të enjten ka nisur java e 11-të e Superligës së KampionatitKombëtar volejboll për femra, teksa janë luajtur dy takimet e para, pasi dy sfidat e tjera, që përfshijnë Skënderbeun dhe Tiranën, të përfshirë në Ligën “Gjergj Kastrioti”, janë shtyrë për datën 9 mars 2022.
Në parket kanë zbritur Vllaznia e Partizani, të dyja fituese, ndërkohë që janë të përfshira në një betejë midis tyre për vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në gjysmëfinalet e “play-off”-it për titull. Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Lushnjës në Shkodër, duke i marrë përkatësisht setet 25-19, 25-21 dhe 25-17.
Ishte një ndeshje në përgjithësi e bukur, me vendaset që shkëputeshin gradualisht nga pika në pikë. Po 3-0 fitoi edhe Partizani, që mundi në kryeqytet Apoloninë (25-11, 25-15, 25-11). Një ndeshje që ishte një formalitet për të “kuqtë”, që gjejnë pak qetësi pas disa rezultateve jo dhe aq të mira.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Superliga
Java e 11-të:
Të enjten, 25 shkurt 2022:
Vllaznia – Lushnja, 3-0
Partizani – Apolonia, 3-0
Të mërkurën, 9 mars 2022:
Flamurtari – Tirana
Barleti Volley – Skënderbeu