AlbanianSport.com 24/02/2022 16:25
ASNN – Rrjeta shqiptare ka hyrë në një fazë intensive të këtij sezoni dhe, për ta bërë më të ngjeshur kalendarin, ka ardhur edhe edicioni i parë i veprimtarisë së përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, Liga “Gjergj Kastrioti”. Një nga dy skuadrat pjesëmarrëse për meshkuj nga Shqipëria është edhe Erzeni, që e fitoi takimin e parë të gjysmëfinales, duke mposhtur në shtëpi Ferizajn me rezultatin 3-0.
Dhe skuadra e trajnerit Parid Uruçi është përgatitur më së miri për ndeshjen e kthimit, duke mposhtur Vllazninë dhe duke kap Tiranën në krye të renditjes. Kështu, është mbyllur edhe java e 13-ë e Superligës së Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, teksa janë luajtur dy sfidat e prapambetura. Dhe Erzeni fitoi 3-0 (25-20, 25-17, 25-19) ndaj Vllaznisë, duke iu bashkuar Tiranës në krye të renditjes.
Një ndeshje e mbizotëruar nga shijakasit, ndjeshëm më superiorë në parket ndaj Vllaznisë, duke e merituar fitoren. Ndërkaq, 3-0 fiton edhe Elbasani, që mundi në Durrës ekipin e Teutës (25-19, 25-16, 25-21), duke marrë 3 pikë që e afrojnë me zonën e “play-off”-it. Elbasani e komandoi gjatë gjithë kohës takimin, duke qenë me lart se durrsakët.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të:
Farka Volej – Tirana 0-3
Partizani – Skënderbeu 3-0
Teuta – Elbasani 0-3
Erzeni – Vllaznia 3-0
Studenti Pushim
Renditja
Nr. Skuadra Pikë N. F. H. Setet Psh-Pp
- TIRANA 33 12 11 1 35-7 996-757
- ERZENI 30 12 10 2 32-11 1014-825
- PARTIZANI 28 11 9 2 30-6 871-643
- SKENDERBEU 20 12 7 5 24-19 945-846
- ELBASANI 16 12 6 6 18-24 871-947
- TEUTA 12 13 4 9 16-31 954-1100
- VLLAZNIA 10 11 3 8 14-25 853-917
- STUDENTI 10 11 3 8 14-25 747-906
- FARKA VOLEJ 0 12 0 12 1-36 613-923