Mazrekaj, “mbreti” i driblimeve, Latifi & Xhekson plotësojnë podiumin

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2022 17:10

ASNN – Për të tentuar driblimin e kundërshtarit në fushë nevojiten shumë aftësi: cilësi teknike, shpejtësi dhe personalitet. Lojtarët të cilët kërkojnë shpesh duelet një për një për të kaluar kundërshtarët janë lojtarët më të kërkuar në merkaton e futbollit dhe janë ata që arrijnë të zgjidhin momentet e vështira të ndeshjeve.

Sipas vëzhgimit të bërë nga Departamenti i Analizës, Inovacionit dhe Skautizmit në FSHF, është gjithmonë më e rëndësishme të fitosh duelet sesa t’i kërkosh ato, por kushdo që provon të driblojë shumë herë kundërshtarët është sigurisht një futbollist tek i cili skuadra beson për të bërë diferencën në fushë.

Në renditjen e realizuar në këtë vëzhgim për Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit vihet re se lojtari që arrin të tentojë më shumë driblime gjatë një ndeshjeje është Mentor Mazrekaj i Laçit, i ndjekur në vendin e dytë nga Liridon Latifi i Vllaznisë dhe Xhekson i Egnatias.

Është interesant fakti e në këtë renditje bëjnë pjesë lojtarët më të spikatur të Superiores dhe ata të cilët kanë qenë vendimtar për ekipet e tyre gjatë këtij sezoni. Stilet e lojës së skuadrave ndikojnë gjithashtu në këtë statistikë, teksa ka trajnerë që u besojnë individëve të caktuar dhe mbështeten në aftësitë e tyre teknike.

Por të tjerë preferojnë të sulmojnë përmes pasimeve të shumta, duke reduktuar duelet një me një. Kjo nuk e ul vlerën e statistikave, por përkundrazi e rrit atë: prania e më shumë lojtarëve nga Partizani dhe Egnatia në këtë 10-she, të cilët tentojnë të driblojnë më shumë, është edhe pasojë e stileve të lojës së këtyre skuadrave.

Mund të shohim gjithashtu se si në këtë renditje janë disa nga lojtarët që po bëjnë paraqitjet më të mira në përgjithësi në këtë kampionat, një shenjë se të provosh të driblosh nuk është një gjë e lehtë për të gjithë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh