AlbanianSport.com 23/02/2022 15:40
ASNN – Ndonëse pjesa më e madhe e veprimtarive kontinentale të kubeve, por edhe veprimtaritë kombëtare të shumicës së vendeve të Evropës, tashmë e kanë braktisur si rregull, ka mbetur edhe “një ishull i fundit”.
Kështu, dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus, do të jenë dy të fundit që do të luhen me rregullin e golit në fushë të huaj.
Siç shkruan e përditshmja italiane, “Il Messaggero”, në fakt, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, me të njëjtin numër golash të shënuar në shtëpi dhe jashtë, ata që shënohen jashtë shtëpisë nuk do të vlejnë më tepër, por njëlloj.
Kështu ka vendosur Këshilli i Legës, në mbledhjen që u zhvillua të hënën. Kësisoj, Kupa e Italisë do përshtatet me veprimtaritë evropiane, të cilat tashmë këtë sezon ndryshuan rregullin që kishte qenë në fuqi që nga viti 1965.