Futboll – Femra / Sara Maliqi: Babai, pengu dhe shtysa ime më e madhe (I)

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2022 14:10

ASNN – Mes dramës familjare, Ligës së Kampioneve dhe Shqipërisë, rrëfehet “luftëtarja” Sara Maliqi. Çdo ditë është një betejë, por ato kur ka edhe futboll në mes janë edhe më të bukura. Gëzojnë ata që mbushin stadiumet, gëzojnë edhe ata ose ato që janë në fushën e blertë. Sara Maliqi, mbrojtësja e kombëtares së Shqipërisë dhe Vllaznisë, edhe pse luan prej vitesh, çdo ditë me futboll i duket gjithmonë e bukur. Edhe kur ka menduar që do të ishte fundi, Sara nuk është dorëzuar. Ajo luan edhe për babanë e saj, që nuk jeton më.

Ai ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe një prej arsyeve që zgjodhi të luante me Shqipërinë dhe jo me Kosovën. Para vendimeve të vështira tregohet karakteri dhe Sarës nuk i mungon as brenda dhe as jashtë fushe. Ajo ka rrëfyer për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit takimin e saj me futbollin, hapat e parë, kalimin te Vllaznia, idhullin e saj spanjoll dhe rëndësinë e të veshurit të fanellës kuqezi. Në fund nuk mungon edhe një mesazh i fortë të gjitha vajzat që duan të merren me këtë sport, apo të ndjekin ëndrra të tjera të tyre.

Kjo është pjesa e parë e intervistës së Sara Maliqit, ndërsa pjesën e dytë do të keni mundësi ta lexoni nesër.

 

– Çfarë ju ka shtyrë të përfshiheshit në botën e futbollit? Sa vjeçe ishit kur ia nisët të luanit?

– Lojërat e fëmijërisë, dëshira dhe pasioni i madh që kam pasur për futbollin më kanë bërë që të përfshihem në këtë sport, edhe pse isha në një moshë shumë të re dhe nuk e dija nëse kjo ishte me të vërtetë ajo që unë doja të bëja. Vendosa që ta zhvilloj dhe t’i hedh hapat e mi të parë në vendin e lindjes, në Kaçanik, e për të shkuar më pas deri te realizimi i ëndrrës time më të madhe, përfaqësimi i Shqipërisë.

 

– Na tregoni pak për hapat e tua në karrierë, ku e nisët dhe si vazhdoi gjithçka?

– Hapat e mi të parë kanë qenë të ngjashme me ato të çdo fëmije tjetër, që ka nisur rrugëtimin nëpër rrugicat e shtëpisë. Kur isha 13 vjeçe dëgjova që po hapej një klub futbolli për femra në vendin ku unë jetoja, në Kaçanik. Aty fillova hapat e mi të parë. Kam luajtur për 3 vite radhazi për vendim tim, pastaj m’u ofrua mundësia të luaj edhe në disa ekipe të Shqipërisë, si Juban Danja dhe Kukësi. M’u dukën ekipe ku mund të zhvillohesha akoma më shumë. Më vonë mora një ofertë shumë të mirë nga ekipi “kampion” i Shqipërisë, Vllaznia. Ai ka qenë dhe synimi i arritjeve të mia, të jem pjesë e një klubi të tillë. I jam falënderuese për mundësinë dhe mirëpritjen që më bëri presidenti i klubit, Lazer Matija. Ai më bëri të ndihem si në shtëpinë time dhe vazhdoj ende karrierën time në ekipin e Vllaznisë, prej 7 vitesh. Aty mësova që futbolli nuk është vetëm një pasion, por gjithçka për mua. Më bëri të kuptoj që me punë arrihet gjithçka. Falë përkushtimit të madh të klubit, që nuk ka munguar asnjëherë, pata mundësinë të gjej veten në ndeshje shumë të rëndësishme si ato të Ligës së Kampioneve. Jemi përballur me ekipe shumë të mëdha dhe ia kemi dalë të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë rezultate pozitive dhe emocione që nuk përshkruhen me fjalë. Arritëm të kualifikohemi përtej fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, që është ëndërr e çdo futbollisteje. Kupat dhe medaljet, që sot i kam falë punës me Vllazninë, janë të shumta. Kujtimet dhe festimet janë të paharrueshme dhe do të ngelen gjatë në memorien time.

 

– Për femrat nuk është e lehtë të merren me futboll, po për ju si ka qenë? Kush ju ka mbështetur më shumë?

– Fillimet nuk i kam pasur të lehta. Futbolli i femrave si sport nuk ka pasur shumë mbështetje, për shkak të mentalitetit dhe paragjykimeve që ndodhin në vendin tonë. Ka qenë shumë e vështirë të bindesha që unë mund ta vazhdoja pasionin e madh që kisha për futbollin. Familja ime ka qenë shtysa më e madhe. Falë mbështetjes së saj arrita ta zhvilloj sportin që e doja më së shumti. Mbështetja e babit tim nuk më ka munguar asnjëherë. Ka qenë në çdo ndeshje timen, duke më mbështetur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke më mësuar për çdo gabim që e bëja brenda fushës ose për çdo urim që e merrja pas çdo ndeshje. Jeta kishte rezervuar diçka tjetër dhe më sprovoi me sfida të vështira, pasi e humba njeriun më të rëndësishëm në jetën time, babin. Kam menduar se aty më përfundoi edhe mua karriera ime si futbolliste. Mendova që ndeshja që lashë pas ishte e fundit për mua dhe nuk do të mund të përjetoja më emocione të tilla, pasi e kam përjetuar shumë keq humbjen e babit. Në kohën time më të mirë, kur kisha nevojë të ishte pranë meje, unë e humba. Para se të shkonte unë e dija që dëshira e tij më e madhe ishte që unë të luaja futboll e të vazhdoj synimet e mia për të arritur majat. Kjo ishte edhe arsyeja që jam ngritur sërish në këmbë, vetëm të arrij të vazhdoj ta bej krenar atë dhe mamanë time, e cila vazhdon e më mbështet edhe sot e kësaj dite në çdo hap të jetës time.

 

– Keni ndonjë idhull, futbollist apo futbolliste që ju motivon?

– Normalisht, si çdo sportiste, edhe unë kam një idhull që më ka frymëzuar shumë. Ai është lojtari i Barcelonës, Jordi Alba. E kam ndjekur atë në çdo ndeshje të tij, që kur kam filluar të luaj futboll. Edhe vetë luaj në të njëjtin pozicion dhe mendoj që i përshtatem atij në shumë cilësi, si shpejtësia apo lufta në ajër. Mundohem t’ia ndjek ndeshjet sa herë që kam mundësi, që të përmirësoj apo të korrigjoj veten në disa aspekte. Motivimi që marr prej ndeshjeve të tij më bën që të punoj dhe të zhvillohem akoma më shume për të ardhmen time.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh