Lojërat Olimpike Dimërore ulin siparin me ceremoninë e mbylljes

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2022 16:40

ASNN – Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, stafeta i kaloi Italisë Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” kanë ulur siparin të dielën me një ceremoni madhështore janë mbyllur. Ceremonia mbyllëse është mbajtur të dielën në “Folenë e Zogjve”, siç njihet ndryshe Stadiumi Kombëtar i kryeqytetit të Kinës, Pekinit. Lojërat i ka shpallur të mbyllura presidenti i IOC-së, Tomas Bah. Ai i ka vlerësuar lojërat e Pekinit si shumë të suksesshme, ndonëse të mbajtura në kushtet e një epidemie golabele.

“Nëse duam që përfundimisht të kalojmë këtë epidemi globale, duhet të jemi më të shpejtë, të synojmë më lartë, të jemi më të fortë, – ka thënë ai, duke vijuar: “ Duhet të qëndrojmë të bashkuar. Në frymën e solidaritetit të kësaj olimpiade, thirrja jonë për komunitetin ndërkombëtar është: ofroni qasje të barabartë për vaksina për të gjithë njerëzit anembanë botës.” Ai ka shfrytëzuar fjalimin përmbyllës për të bërë thirrje për paqe në botë.

“Kjo forcë bashkuese e Lojërave Olimpike është më e fortë se forcat që duan të na ndajnë ne, – ka thënë gjermani. – Jepini paqes një mundësi. Udhëheqësit politikë nëpër botë le të inspirohen nga shembulli ynë i solidaritetit dhe paqes”, – ka përfunduar Bahu, para se të shpallte të mbyllura Lojërat, të cilat kanë ulur siparin me një spektakël fishekzjarrësh. Pjesë e “Pekini 2022” ishte edhe Shqipëria edhe Kosova. Vendi më i sukseseshëm ishte Norvegjia me 37 medalje, prej tyre 16 të arta.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore mbahen në Milano dhe Kortina d’Ampeco të Italisë prej 6 deri më 22 shkurt të vitit 2026.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh