AlbanianSport.com 20/02/2022 15:45
ASNN – Pas dy ndeshjeve të para, të luajtura të shtunën, java e 21-të e Kategorisë Superiore ka luajtur të dielën pasdreke dy takimet e tjera dhe në sfidën që ka vënë përballë dy skajet e renditjes, Kastrioti i vendit të fundit ka pritur në Kamzë Tiranën kryesuese. Kurse Kukësi ka qenë mysafir në Laç. Dhe skuadra e trajnerit Mirel Josa dhe ajo e homologut Emiliano Çelës kanë arritur të marrin fitore në duelet e zhvilluara kundër verilindorëve dhe kryeqytetasve.
Krutanët bëjnë kështu të papriturën e këndshme ndaj bardhebluve të trajnerit Orges Shehi, teksa kanë arritur t’i mposhtin me shifrat 2-1. Një gol për secilën pjesë i kanë mjaftuar Kastriotit për të rrëmbyer 3 pikë shumë të rëndësishmë në garën për mbijetesë. Golin i parë u shënua nga Kaina Nunjesh në minutën e 14, ndërsa goli i dytë për skuadrën e Kastriotit do të vinte në minutën e 82-të, ku autori ishte i njëjti lojtar. Ndërsa golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Nikqi, në minutën e 88-të.
Tirana nuk mundi të përfitojë nga përballja e kundërshtarëve të saj, Laçit dhe Kukësit, por tani pas kësaj humbjeje vendi i parë fillon të “dridhej” nga fitorja e kurbinasve në Laç, të cilët tashmë ndodhen vetëm 3 pikë larg. Ndërkaq, Laçi i shënoi Kukësit 3 gola, duke marrë kështu fitoren e 5-të radhasi. Një fitore që shikon kurbinasit vetëm 3 pikë Tiranës dhe në ndeshjen e radhës do të përballen së bashku, ku bardheblutë rrezikojnë të humbin vendin e parë. Golat për kurbinasit i shënuan Malota në minutën e 8-të dhe Akinjemi në atë të 41-të të pjesës së parë.
Goli i tretë do të vinte në minutat shtesë të takimit nga Zylfiu. Ndërkaq, takimi i fundit i javës së 21-të është ai që do të luhet duke nisur nga ora 16:45, midis Teutës dhe Dinamos.