Moto GP / Miller: “Covid-19” vazhdon të na trembë, na bën nervozë

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2022 13:00

ASNN – Piloti australian vajton mundësinë e mungesës në një garë të sezonit të ri. Piloti i “Dukati”-t, Xhek Miller, ka deklaruar se infektimi me “Covid-19” dhe mundësia e mungesës së një gare për shkak të tij në 2022-shin është diçka “e frikshme” për të gjithë konkurrentët e këtij sezoni dhe i bën ata “nervozë”. Moto GP-ja pritet të organizojë sezonin me kalendarin më të gjatë, teksa janë rikthyer në  të Çmimi i Madh i Indonezisë dhe ai i Finlandës, të zhvilluar për herë të fundit përkatësisht më 1997-ën dhe 1981-shin, e kanë çuar numrin e garave në 21.

Dhe kjo përtej faktit se “Covid-19” cilësohet ende si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse kufizimet e udhëtimeve janë lehtësuar ndjeshgpm për skuadrat, që kanë përmbyllur testet parasezonale  në Indonezi dhe Malajzi gjatë këtij muaji. Ndonëse i gjithë ekuipazhi i skuadrave të Moto GP-së është vaksinuar, nuk kanë munguar infektimet edhe gjatë testeve, ndërsa vetë Milleri e kaloi “Covid-19”-ën në janar në shtëpi në Australi, çka e detyroi “Dukati”-n të shtynte prezantimin për sezonin e ri.

Por Milleri e pranon se epidemia do të vijojë të jetë e pranishme edhe këtë sezon, teksa thotë. “Jeta e askujt nuk është e lehtë në botë në këtë moment. Ndihmësi im u infektua edhe pse ai nuk ka shkelur asnjë rregull të protokollit shëndetësor. Por kështu po funksionojnë gjërat tani. Unë vetë u infektova teksa isha në fermën time. Nuk kisha shkua askund tjetër, nuk kisha bërë asgjë tjetër dhe ja që u infektova. Kështu që mendoj se do të jetë e pranishme edhe këtë vit dhe për ne pilotët është diçka e frikshme, sepse të humbasësh një garë për shkak të kësaj, nuk është gjë e mirë”, – ka përfunduar piloti australian i “Dukati”-t, Xhek Miller.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh