AlbanianSport.com 04/01/2022 22:25
ASNN – Përfundojnë të 12 impiantet sportive ku do të zhvillohen garat, Pekini, gati për Olimpiadën. Në një intervistë për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), kreu i departamentit të mediave të Komitetit Organizator të Olimpiadës “Pekin 2022”, thotë se puna përgatitore për Lojërat Olimpike Dimërore ka përfunduar dhe “Pekini është gati”. Zhao Ueidong, shefi i komunikimit të “Pekin 2022”, komenton gjithashtu masat parandaluese dhe shqetësimet për variantin “Omikron:, duke thënë se po i kushtojnë shumë vëmendje ndikimit të virusit në botë.
“Ne po i kushtojmë shumë vëmendje variantit të ri “Omikron” dhe ndikimit të tij në mbarë botën, – tha Zhao. – Duke parë situatën hëpërhë, manuali i masave parandaluese të prezantuara nga ne me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetin Ndërkombëtar Paralimpik (IPOC) është shumë efektiv. Brenda fshatit olimpik, ne do të vendosim masa shumë të rrepta të monitorimit, të shëndetit të sportistëve, me teste të përditshme “Covid-19” për t’u siguruar që të mund të zbulojmë shumë shpejt rastet e mundshme pozitive.”
“Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësit e Lojërave duhet të mbajnë maska, lajnë duart dhe të mbajnë distancën sociale”, – shtoi ai. Sa i përket përgatitjeve për Olimpiadën, Zhao thekson: “Mund të themi se e gjithë puna përgatitore në thelb është gati. Pekini është gati. Kanë përfunduar të gjithë impiantet sportive dhe janë plotësuar kushtet për zhvillimin e garave. 12 mjediset tona të garave kanë kaluar provën me garat testuese dhe janë vlerësuar shumë nga sportistët dhe zyrtarët shoqërues nga vende të ndryshme.”
“Hotelet, sistemi i transportit, akomodimi dhe disa projekte të lojërave Olimpike Dimërore të drejtuara nga teknologjia janë të gjitha gati, – ka vijuar zyrtari kinez. – Unë besoj se kur të ndezim flakën olimpike, e kur Olimpiada të përfundojnë me sukses, çdo zë bojkotues do të sfumohet nën moton “Olimpiada së bashku”. Duke filluar nga e marta, mijëra vullnetarë, pastrues, kuzhinierë dhe shoferësh, të lidhur me Lojërat do të mbyllen për javë të tëra në të ashtuquajturin “qark të mbyllur” pa akses të drejtpërdrejtë fizik me botën e jashtme.”
“Kjo është në kontrast me Lojërat Olimpike Verore të Tokios të vonuara nga Covid, të cilat lejuan disa lëvizje brenda dhe jashtë për vullnetarët dhe personelin tjetër”, – ka përfunduar kreu i departamentit të mediave të Komitetit Organizator të Olimpiadës “Pekin 2022”, Zhao Ueidong. Mediat ndërkombëtar dhe afërsisht 3,000 atletë pritet të fillojnë të mbërrijnë në kryeqytetin kinez në javët në vijim dhe do të mbeten në Fshatin Olimpik në Pekin që nga momenti i mbërritjes, deri në largimin nga vendi.