Tenis / Dorëzohet “Australian Open”, Gjokoviç vjen edhe pa vaksinë

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2022 19:25

ASNN – Serbi ka marrë leje të veçantë për të marrë pjesë edhe pse i pavaksinuar. Numri 1 i renditjes botërore, Novak Gjokoviç, ka deklaruar se ai do ta mbrojë titullin e kampionit në turneun australian të tenisit, “Australian Open”, që nis në gjysmën e dytë të këtij muaji, pasi ka marrë një leje mjekësore për të mos qenë i vaksinuar. Në fakt, të gjithë lojtarët dhe personeli gjatë turneut australian duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë një leje të miratuar nga një panel i pavarur ekspertësh.

Gjokoviç, fitues 9 herë i “Australian Open”, nuk ka folur asnjëherë publikisht sa u përket statusit të tij të vaksinimit. Turneu u hapur australian i tenisit nis në Melbërn më 17 janar 2022. “Kam kaluar kohë me të vërterë fantastike me të dashurit e mi gjatë pushimit dimëror dhe sot do të udhëtoj drejt Australisë me një leje të veçantë”, – ka bërë të ditur 34-vjeçari të martën, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

“Le ta  nisim 2022-shin… Jam gati të jetoj dhe të marr frymë me tenisin gjatë këtyre javëve të ardhshme të turneut”, – ka shtuar ai. Në fillim të kësaj jave, kreu i “Australian Open”, Kreig Tajli, bëri të ditur se disa tenistë të pavaksinuar kanë marrë leje të veçantë për të luajtur në atë që njihet ndryshe si turneu i parë madhor apo “Grend Slem”-i i parë i këtij viti. Gjokoviçi ishte tërhequr nga skuadra përfaqësuese e Serbisë në Kupën “ATP” në Sidnej, çka kishte ngritur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në “Melbërn Park”.

Ai ka triumfuar në 3 edicionet e fundit të “Australian Open”, dhe tashmë është barazuar në numrin e turneve madhorë të fituar, plot 20, po aq sa ka edhe Rozher Federer, që mungon në turneun e fillimvitit për shkak të një dëmtimi, dhe Rafael Nadalin, që do të marrë pjesë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh