Kombëtarja / Kuqezintë kthehen në Shqipëri, ndryshon sërish lista para Andorrës

Share Button

AlbanianSport.com 13/11/2021 21:55

ASNN – Lista e Kombëtares shqiptare pëson sërish ndryshime në prag të ndeshjes së fundit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Andorrës. Për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve në ndeshjen ndaj Anglisë skuadrës do t’i bashkohen që këtë të shtunë 3 lojtarë. Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë ftuar nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen e datës 15 nëntor 2021 ndaj Andorrës dhe do të bashkohen menjëherë me skuadrën.

Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja, i cili gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Andorrën. Broja u bashkua me skuadrën në stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë, ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe zhvilloi një seancë të veçuar stërvitore për të parë gjendjen e kaviljes. Lojtari ka ndjerë përsëri dhimbje dhe pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë në “Uembli” ka kërkuar të rikthehet pranë klubit të tij për të vazhduar terapinë.

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori Keidi Bare, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Anglinë, dot të largohen nga grumbullimi për t’u kthyer me klubet respektive e për të vijuar rikuperimin. Edhe mbrojtësi tjetër Frederik Veseli ka pasur probleme fizike pas ndeshjes dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është konkluduar se e ka të pamundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës. Për shkak skualifikimi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh