Nën-19-vjeçarët / Takimi tjetër i grupit, Serbia i falet Ajdarit për 3 pikët

Share Button

  AlbanianSport.com 09/11/2021 14:10

ASNN – Mundi të mërkurën Maqedoninë e Veriut 2-1, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Grupi i 7-të i Eliminatoreve të Evropianit të Nën-19-vjeçarëve, është një tjetër veprimtari madhore që i është besuar Shqipërisë dhe ndeshjet e tij do të luhen nga data 10, deri më 16 nëntor në Elbasan dhe Rrogozhinë. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar vijon t’i sjellë këto evenimentet sportive ndërkombëtare dhe transmetuesi publik ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dy takimet e para të këtij grupi.

Duke nisur fillimisht me atë Maqedoni e Veriut-Serbi, të luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena”. 45 minutat e para kanë parë Serbinë të mbizotërojë, duke krijuar një vëllim më të madh loje, por duke mos e konkretizuar dot atë në të njëjtën përqindje. Sidoqoftë, serbët kanë rrezikuar, por ka munguar edhe saktësia në finalizim, ndërsa në 3 raste kanë gjetur përballë portierin maqedonas, Tasev, në lartësinë e duhur. Përtej mbizotërimit të serbëve, pjesa do të mbyllet me shifra të paprekura.

Edhe e dyta do të shohë Serbinë më këmbëngulëse dhe, pas 9 minutash lojë, ajo do të fitojë një 11-metërsh, të shndërruar në gol nga Ajdar. Janë momente të mira ato të çerekorës së parë të pjesës së dytë për Serbinë dhe ajo gjen edhe golin e dytë, me të njëjtin autor, Ajdar, që finalizon një aksion të skuadrës së tij në minutën e 65-të. Gjysmëora e mbetur e ndeshjes do të shohë Serbinë të ulë ritmin, edhe e kënaqur me epërsinë e dyfishtë, ndërsa në krahun tjetër, Maqedonia e Veriut nis të reagojë, teksa nuk ka më gjë për të humbur.

Dhe këmbëngulja e maqedonasve shpërblehet 13 minuta para fundit, kur kapiteni Behar Feta, shkurton largësinë e golave me një goditje të zgjuar. Megjithatë, Serbia e mbron epërsinë minimale dhe merr fitoren e parë në grup dhe bashkë me të edhe 3 pikët e para. Në takimet e ardhshme, Serbia ndeshet me Shqipërinë, ndërsa Maqedonia e Veriut me Francën.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh