Nën-19-vjeçarët / Cungu: Grupi shumë i fortë, do të japim më të mirën

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 14:55

ASNN – Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin në qytetin e Durrësit, në prag të ndeshjeve të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2022 të kësaj grupmoshe. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë pjesë e grupit F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të treja ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri, me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) që është organizatore e këtyre sfidave.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Cungu u shpreh se kuqezinjtë e tij e dinë se sa i rëndësishëm është ky kompeticion dhe se skuadra do të japë maksimumin.

“Jemi grumbulluar që të dielën pasdite. Në përgjithësi grupi duket në gjendje të mirë, megjithatë nuk ka qenë i plotë për shkak të disa lojtarëve, ose më saktë, kampionateve ku ata luajnë jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vijnë dhe një pjesë kanë ardhur dje, një pjesë sot. Nuk është justifikim, sepse djemtë, kemi 8 muaj që punojmë bashkë dhe i dimë dhe konceptet e lojës që kemi për të zhvilluar. Njëkohësisht e dinë edhe rëndësinë dhe kundërshtarët që kemi përballë dhe duhet të japim më të mirën dhe maksimumin tonë për Kombëtaren U-19”.

Gjithashtu, ai komentoi edhe grupin F dhe rivalët në grup, duke vënë në pah kualitetet e tyre, por theksoi se ekipi duhet të futet në fushë me mentalitetin e fituesit.

“Grupi nuk ka shumë nevojë për koment. Është një grup shumë i fortë. Përveç Francës dhe Serbisë, edhe Maqedonia e Veriut ka lojtarë me shumë kualitete. I kemi ndjekur, jemi interesuar, ka marrë rezultate pozitive. Sot të gjithë dinë të luajnë futboll, sikurse edhe ne. Kështu që pavarësisht vështirësisë nëse mund të them kështu në letër në grup, natyrshëm që do të bëjmë më të mirën e mundur dhe futbollit kurrë nuk i dihet. E rëndësishme është që dëshira dhe ambicia për të luajtur futboll nuk duhet të na mungojnë, që mendoj se është gjëja kryesore, pra dëshira, zemra për të bërë maksimumin, shpeshherë dalin përmbi aspektet tekniko-taktike në futboll. Nëse do të hymë me këtë mentalitet, besoj do të bëjmë gjëra të mira dhe pse jo edhe rezultate të mira”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh