Kosova / Konfirmohen 3 mungesa në dy ndeshjet e fundit për “Dardanët”

Share Button

AlbanianSport.com 08/11/2021 23:10

ASNN – Trajneri kujdestar, Gliha, nuk do të ketë shërbimet e Rashanit, Kastratit dhe Celinës. Pas largimit në dy javët e para të tetorit të Bernard Shalondit nga posti i përfaqësueses së Kosovës, do të jetë slloveni Primozh Gliha ai që do ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll në dy ndeshjet e 10-ditëshit të dytë të nëntorit. Më 10 nëntor, Kosova luan një ndeshje miqësore me Jordaninë në Prishtinë, ndërsa më 14 nëntor 2021, Kosova luan ndaj Greqisë në Athinë, në atë që është ndeshja e fundit e eliminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Gliha ishte ndihmësi i parë i trajnerit Shalondë, me të cilin Federata e Futbollit të Kosovës, (FFK) ndërpreu bashkëpunimin pas humbjes në shtëpi me Gjeorgjinë, FFK-ja nuk ka përzgjedhur ende një trajner të ri, ndërsa dy ndeshjet e nëntorit do t’i udhëheqë Gliha. Por atij do t’i mungojnë 3 lojtarë për këtoj ndeshje. Sipas asaj që njofton FFK-ja Elbasan Rashani, Lirim Kastrati dhe Bersant Celina, nuk do të jetë gati për këto sfida. “3 futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim”, – thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e së dielës me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave përkatëse në klubet e tyre janë liruar nga detyrimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim”, – shton më tej njoftimi. Po ashtu, edhe sulmuesi i Konjasporit, Zymer Bytyqi, është në dyshim, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e djeshme me klubin e tij. “Bytyqi është duke i kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi përfundimtare për të”, – përfundon njoftimi i organizimit që qeveris futbollin në Kosovë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh