AlbanianSport.com 07/11/2021 19:25
ASNN – Një xhiro para fundit, italiani siguron vendin e dytë, spanjolli Joan Mir. Botërori i Moto Xhi-Pi-së ka zhvilluar të dielën garën e tij të parafundit dhe Francesko Banjaja mbizotëroi në Çmimin e Madh të Algarves në Portugali. Kjo garë, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit , ka parë Banjajën të sigurojë vendin e dytë dhe titullin “simbolik” të nënkampionit të botës.
Kështu, Francesko Banjaja mbizotëroi në Çmimin e Madh të Algarves në Portugali, duke siguruar njëkohësisht edhe titullin e kampionit të botës për konstruktorët në Moto GP për “Dukati”-n, edhe pse gara u ndërpre nga flamuri i kuq në xhiron e parafundit të saj. Një përplasje e fortë Iker Lekuonës dhe Migel Oliveira në kthesën e 13-të të xhiros së parafundit bëri që gara të ndërpritej, edhe pse, nga pamjet televizive, të dy pilotët dukeshin të ndërgjegjshëm.
Banjaja e udhëhoqi garën për të gjithë 25 xhirot e saj, përveç disa qindra metrave të fundit, duke korrur fitoren e tij të 3-të këtë sezon, ndërsa kampioni i sapokurorëzuar i botës, Fabio Kuartararo, u rrëzua nga fundi i një gare që nuk qe edhe aq e lehtë për pilotin e “Jamaha”-s. Banjaja e nisi ngadalë, edhe edhe pse nga vendi i parë dhe fillimisht ishte shoku i tij i skuadrës së “Dukati”-t, Xhek Millerin të merrte kryesimin.
Por Banjaja e rimori kreun në kthesën e parë, ndërsa Joan Miri vijoi me “Suzuki”-n e tij ta parakalonte Millerin në kthesën e 8-të, dhe të dy pilotët i ruajtën vendet deri në xhiron e 23-të, kur edhe gara u mbyll. Në të njëjtën kohë, Banjaja ka siguruar vendin e dytë dhe titullin “simbolik” të nënkampionit të botës, ashtu sikundër edhe Joan Miri siguroi edhe vendin e 3-të të renditjes së përgjithshme të pilotëve, duke plotësuar kështu podiumin sezonal, edhe pse ka mbetur edhe një garë për t’u zhvilluar.