AlbanianSport.com 07/11/2021 18:40
ASNN – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka dhuruar spektakël në kampionatin turk të dielën, teksa është rikthyer sërish te goli. Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë në ndeshjen që Konjaspori zhvilloi ndaj Gëztepesë. Ai arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 25-të të takimit, teksa shfrytëzon më së miri një pasim brenda zonës kundërshtare, duke e shtyrë topin në rrjetë.
Sulmuesi shqiptar do të shënonte edhe golin e dytë në pjesën e dytë të lojës, pikërisht në minutën e 72-të. Me këto dy gola të shënuar, Sokol Cikalleshi i dha tre pikë skuadrës së tij, teksa sipas faqeve të specializuara për statistika, ai është vlerësuar me notën 9.3, duke qenë kështu edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Një lajm i mirë ky jo vetëm për Konjasporin, por edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit, që duke nisur nga dita e hënë do të grumbullohet për dy ndeshjet e mbetura ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
https://twitter.com/canligooltv4/status/1457321205732622337?s=20