AlbanianSport.com 06/11/2021 20:10
ASNN – Mançester Junajtid është një nga katër klubet që kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Eden Hazardin, ndërsa ky i fundit vazhdon të luftojë për të qëndruar me Realin e Madridit. Hazard, 30 vjeç, ka qenë në lartësinë e duhur kur i bindi gjigantët spanjollë të shpenzojnë një tarifë fillestare prej 89 milionë stërlinash dy vjet më parë, me shumë përfitime të tjera që e çonin pagesën e tij deri në 150 milion stërlina.
Por dëmtimet e shpeshta kanë prishur ecurinë e futbollistit belg në Madrid, ku ai ka shënuar vetëm 5 gola në 53 ndeshje që ka luajtur për Realin. Dhe tani, me Hazardin që nuk është më në planet e trajnerit Karlo Ançeloti, edhe presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, e ka humbur durimin ndaj tij. Duket sikur Reali po kërkon ta largojë atë sa më shpejt. Sipas mediave spanjolle, Mançester Junajtid është bërë klubi i fundit që ka refuzuar ta marrë sulmuesin belg.
Skuadra angleze i bashkohet kështu Bajernit të Mynihut, Paris SG-së, madje edhe Njukasëllit, që kanë vendosur të mos shpenzojnë për ish-yllin e Çellsit. Bajerni, që dikur ishte i interesuar për Hazardin, e ka refuzuar një ofertë edhe me çmim të ulët, ndërsa Paris SG ka refuzuar ofertën e Realit të Madridit, që, për të marrë Kilian Mbapenë, përveç parave, ka dashur t’i japë skuadrës franceze edhe Hazardin.
Reali i Madridit është duke këruar të mbledhë sa më shumë fonde për merkaton e verës në 2022-shin, për të realizuar lëvizjen e madhe për Mbapenë dhe Erling Ha’alandin.