AlbanianSport.com 06/11/2021 19:25
ASNN – Skëndërbeu ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Kukësit në Korçë në kuadër të javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit që zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54-t me Dumfurin. Nga ky moment Kukësi kërkon më me ngulm golin, por nuk ia del ta gjejë.
5 minuta nga fundi, Skërdërbeu do të shënonte edhe golin dytë dhe të sigurisë me sulmuesin Mensah. Kukësi do të ngushtonte rezultatin në minutën 7 shtesë të kohës së rregullt, me Hilën që do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, që, sidoqoftë, vlen vetëm për statistikë. Kjo është fitorja e parë për “Ujqërit e Dëborës” në kampionat dhe i rendit ata hëpërhë në vendin e 8-të, me vetëm 6 pikë.
Ndërsa verilindorët mbeten në vendin e dytë me 14 pikë. Kështu, Kukësi merr shuplakën më të rëndë sezonale duke ndalur hapin pas dy fitoreve radhazi, pasi bie në Korçë ku Skënderbeu zhvilloi një ndeshje model dhe shënoi dy gola për të rrëmbyer 3 pikë të merituara. Pas një pjese të parë pa gola, ndryshon gjithçka në të dytën, që nisi menjëherë me një gol të shpejtë të shënuar nga Dumfur.
Ai shfrytëzoi topin e harkuar në zonë pas një goditje dënimi dhe përshëndeti rrjetën. 1-0, festë në stadiumin Skëndebeu por vendasit nuk u tërhoqën madje morën zemër duke e çuar përpara topin drejt gjysmëfushës së Kukësit, dukshëm në vështirësi. Një ndeshje që u karakterizua nga nervozizmi i tifozëve dukshëm të irrituar me gjyqtarin por as kjo ndalesë nuk ia uli ritmin skuadrës së Memellit.
Skënderbeu gjeti edhe rrjetën e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar nga Mensah, një nga më aktivët në fushën e lojës. Gol tërësisht i merituar për sulmuesin bardhekuq ndërsa Kukësi, përtej një goli në fund, u rrëzua përfundimisht “në tapet” duke regjistruar humbjen e dytë sezonale dhe duke vënë gjithashtu në rrezik edhe pozitat si ndjekëse e Tiranës.