AlbanianSport.com 05/11/2021 20:55
ASNN – Gareth Sauthgejt u ka dalë në mbrojtje dy lojtarëve, Grinuud dhe Odoi, të cilët refuzuan të shkojnë në përfaqësuesen e Anglisë. Trajneri i “Tre Luanëve”, i cili e ka larguar tashmë Xhejdon Sançon nga skuadra që ai drejton, tregoi se sulmuesi i Mançester Junajtid, Mejson Grinuud, pas bisedimeve me familjen e tij, deklaroi se nuk është gati për një aktivizim në përfaqësuesen e të rriturve të Anglisë. Ndërsa për Odoin çështja është ndryshe. Sulmuesi i Çellsit nuk ka pranuar të luajë me përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Anglisë, ndërsa ka luajtur 3 ndeshje me përfaqësuesen e të rriturve.
Ndaj këtë problem duhet ta zgjidhë Federata Angleze e Futbollit. Bellingami dhe Grinuudi u lanë jashtë skuadrës për ndeshjet e muajit të kaluar, pas diskutimeve me familjet e lojtarëve. Por Sauthgejti këmbënguli se nuk është rasti që të dy këta lojtarë të detyrohen të luajnë për Anglinë. “Nëse ata do ta zgjidhin problemin brenda familjeve të tyre, pas disa muajsh, atëherë ata do të konsiderohen në përzgjedhjen tonë”, – tha Sauthgejti. Trajneri është i bindur se Grinuudi dëshiron një karrierë ndërkombëtare me Anglinë, pavarësisht faktit se 20-vjeçari nuk është përzgjedhur fare këtë sezon pasi u tërhoq nga skuadra e Euro 2020 në verë për shkak të një dëmtimi.
“Në shtator, unë dhe Xhon MekDermoti (Drejtori teknik i Federatës Angleze të Futbollit) shkuam në tek Mançester Junajtid, – ka zbuluar trajneri i Anglisë. -Biseduam me Mejsonin dhe familjen e tij dhe ramë dakord që ta merrnim lojtarin deri vitin e ardhshëm. Grinuudi është mjaft i ri dhe ka kohë që të vijë në përfaqësuesen e të rriturve, kur ai të jetë gati edhe psikologjikisht. Lojtari dëshiron të luajë për Anglinë, ai e ka të qartë këtë.” Vlerësimi i tij për situatën e Odoit ishte më pak inkurajues, pasi ylli 20-vjeçar i Çellsit nuk donte të luante për përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Anglisë.
“Unë mendoj se ai ka një shans më të mirë për të na impresionuar edhe nëse luan me Nën-21-vjeçarëve”, – tha trajneri i Anglisë. Sanço dhe Xhesi Lindgard ishin dy lojtarët që nuk i thirrën nga Sauthgejt për dy ndeshjet e radhës. Sanço nuk ka luajtur aq sa duhet që kur iu bashkua Mançester Junajtid në verë dhe, duke folur për të, Sauthgejti tha: “Ne mund dhe duhet t’i mbështesim lojtarët e rinj, por nuk mund ta bëjmë këtë përgjithmonë, – ka thënë trajneri. – Ka një moment që duhet thënë se ne do të marrim në përfaqësueset ata lojtarë që luajnë rregullisht. Nuk ka kuptim të mbajmë futbollistë të cilët nuk mund t’i aktivizojmë në lojë.”
“Ai ka një sfidë për momentin, por jam i sigurt se do të jetë për një kohë të shkurtër dhe ai do të jetë në gjendje të kthehet”, – ka përfunduar trajneri i përfaqësueses së Anglisë.