Kukësi / Trajneri Longo: Kupa duhet lënë pas, Skënderbeu, i vështirë për këdo

Share Button

AlbanianSport.com 05/11/2021 20:10

ASNN – Në takimin që ngre siparin e javës së 8-të të Kategorisë Superiore, Skuadra e Kukësit do të luajë të shtunën pasdite kundër Skëndërbeut në Korçë. Verilindorët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes së papritur me Egnatian në përballjen e parë të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë”, dhe trajneri Diego Longo, këmbëngul se Kukësi nuk është ai që humbi në mesjavë.

“Ne duam të tregojmë veten se nuk jemi ata të Kupës, jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje, – ka thënë ai duke folur të premten për mediat para seancës në kampin stërvitor në periferi të Tiranës. – Çfarë ndodhi në Kupë? Nuk luajtëm si e përgatitëm ndeshjen, ndonjëherë ndodh. Më mirë që ndodhi tani, kemi 80% mundësi për të kaluar në çerekfinale.”

Më tej, italiani kujtoi se Skëndërbeu, pavarësisht pozicionit në tabelën e renditjes është një skuadër e fortë që të krijon probleme. “Janë shumë të organizuar në mbrojtje, Vllaznia nuk fitoi atje,  e dimë si fitoi Dinamo, me një gabim të gjyqtarit. Ata luftojnë, i njohim dhe e dimë që janë ekip i rrezikshëm. Një barazim për ta do ishte fantastik, ne duam të fitojmë çdo ndeshje.”

“Po e bëjmë për veten dhe për të gjithë njerëzit në Kukës”, – ka shtuar trajneri i verilindorëve, i cili është pyetur edhe nëse në fundjavë tifoz me Dinamon, në derbin e saj Tiranën? “Nuk më intereson, jam vetëm tifoz i Kukësit, – është përgjigjur ai. – Është problem kalendari duke marrë parasysh aspektin fizik? Është për të gjithë skuadrat, nuk e kuptoj pse ka dy takime Kupa.”

“Të gjitha kolegët e mi nuk janë të lumtur.  Edhe fushat janë problem, ndaj Egnatias së Rrogozhinës, fusha ishte skandaloze prandaj deri në një pikë të caktuar do ishte mirë që ndeshjet e Kupës së Shqipërisë të ishin me një takim”, – përfundoi trajneri i skuadrës së Kukësit, Diego Longo. Takimi Skënderbeu-Kukësi luhet të shtunën, duke nisur nga ora 16:45, në Stadiumin e Korçës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh