AlbanianSport.com 05/11/2021 15:40
ASNN – Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me Ferencvaroshin në Hungari, teksa mbrëmjen e së enjtes ka lënë gjurmë duke shënuar një nga dy golat për hungarezët, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Sulmuesi shqiptar arriti të realizojë një gol mjaft të bukur për skuadrën e tij përballë Sëlltikut, në takimin e luajtur në Budapest. Në minutën e 86-të, futbollisti kuqezi dërgoi topin në rrjetën kundërshtare nga një pozicion i prirët, duke goditur në mënyrë të përkryer dhe duke shtangur portierin mik.
Pavarësisht se Uzuni ngushtoi shifrat në 2-3, rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e lojës, me Ferencvaroshin që u mund nga skocezët. Megjithatë, forma e mirë që po kalon Myrto Uzuni është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy ndeshjet e fundit, atë ndaj Anglisë, më 12 nëntor 2021 në “Uembli” dhe Andorrës më 15 nëntor 2021 në Shqipëri, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Ky ishte goli i 3-të radhazi për Uzunin, që ka shënuar në 3 veprimtari të ndryshme, kupë, kampionat dhe në Ligën e Evropës.
Duke konfirmuar kështu veten hëpërhë si një ndër sulmuesit më të mirë kuqezi. Në fakt, ndër shqiptarët e aktivizuar ka shkëlqyer ka përsëri ai, ndërkohë ka luajtur për 90 minuta edhe portieri Thoma Strakosha, në barazimin 2-2 midis Olimpikut të Marsejës dhe Lacios, kurse Muçi ka hyrë në minutën e 67-të, në ndeshjen Legia Varshavë-Napoli 1-4.