AlbanianSport.com 03/11/2021 23:25
ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka mbyllur të mërkurën ndeshjet e 4-ta në grupe. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, atë midis Liverpulit dhe Atletikos së Madridit. Në takimin e luajtura më herët, të vlefshme për grupin B, Milani ka marrë pikën e parë fazën e grupeve të këtij sezoni, duke marrë një barazim 1-1 në shtëpi përballë Portos, me miqtë që kaluan në epërsi pas vetëm 6 minutash lojë, por që shkaktuan një autogol në pjesën e dytë.
Një rezultat ky që shmang eliminimin e gjigandes italiane që në këtë fazë, por që sidoqoftë e lë tashmë vazhdimin më tej në këtë veprimtari në dorë të matematikës. Ndërkaq, në takimin tjetër të këtij grupi, të luajtur më vonë dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 1, Liverpuli ka mundur Atletikon e Madridit, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në turin e 16-shes. Ndërkaq, takimi tjetër i luajtur më herët ka qenë ai i grupit D, ku Reali i Madridit ka marrë fitoren e 3-të në këto ndeshje të para.
Reali ka mposhtur 2-1 Shahtjorin e Donjeckut, me të dy golat të shënuar nga Karim Benzema, i cili i kaloi spanjollët në epërsi pas një çerekore lojë. Por ukrainasit barazuan në minutën e 39-të, dhe në barazim 1-1 është mbyllur pjesa e para. E dyta ka sjellë në minutën e 61-të golin e dytë të Benzemasë dhe Reali merr 3 pikët që e ngjisin në krye të renditjes, tanimë në kuotën e 9 pikëve. Në takimin tjetër të këtij grupi, të luajtur më vonë Sherifi i Tiraspolit ka pritur Interin dhe të dyja skuadrat i kanë mbyllur 45 minutëshin e parë me rrjeta të paprekura.
or pjesa e dytë ka sjellë plot 4 gola, 3 të shënuar fillimisht nga skuadra mike nga Brozoviç në të 54-ën, Shkrinjar në të 66-ën dhe Aleksis Sánçez në të 82-ën dhe vetëm një gol ngushëllimi nga vendasit në minutat shtesë. Interi fiton kështu me shifrat 3-1 dhe kapërcen në renditje mbi Sherifin e Tiraspolit, në kuotën e 7 pikëve, një më tepër sesa moldavët.