Formula 1 / Perez, për të ndihmuar Verstapenin & skuadrën për dy titujt

Share Button

AlbanianSport.com 03/11/2021 15:10

ASNN – Piloti meksikan dhe ai holandez në kërkim të titullit botëror. Kur kanë mbetur edhe 5 gara deri në përfundim të Botërorit 2021 të Formulës 1, Serxhio Perez kërkon të ndihmojë shokun e tij të skuadrës, Maks Verstapen në fitimin e titullit “kampion bote”. Piloti meksikan e di që ky mision do të jetë i vështirë, pasi Hemiltoni dhe “Mercedes”-i janë kundërshtarë të fortë. Në pjesën e fundit të sezonit të Formula 1 2021, skuadra e “Red Bull”-it aspiron të fitojë titujt e pilotëve dhe konstruktorëve dhe për pilotin meksikan Sergio Pérez parësore do të jetë përmirësimi në të dy renditjet dhe më pas të mendojë për fitimin e Çmimit të Madh të Meksikës.

“Mak Verstappen po lufton për të fituar kampionatin e pilotëve dhe si ekip është e rëndësishme ta mbështesim atë për këtë, ne po luftojmë gjithashtu për kampionatin e konstruktorëve kundër “Mercedes”-it”, – tha “Çeko” Pérez, në një konference per shtyp. Me 5 gara të mbetura në Botërorin e këtij vitit, holandezi kryeson në renditjen e pilotëve me 287.5 pikë, i ndjekur nga Ljuis Hemiltoni. Në renditjen e konstruktorëve, “Mercedes”-i është në vendin e parë, me 460.5 pikë, i ndjekur nga “Red Bull” me 437.5 pikë, kështu që për Pérezin “çdo pikë e fituar në këto 5 garat e fundit do të jetë vendimtare”.

Përballë skenarit hipotetik të heqjes dorë nga fitorja e tij këtë të dielë në Çmimin e Madh të Meksikës për të ndihmuar Verstapen, Pérezi theksoi se “duhet të shohim në çfarë rrethanash jemi në garë, por të mos harrojmë se jemi pilotë, duhet të punojnë si ekip, rezultati kryesor duhet t’i jepet skuadrës, ne po luftojmë si në kampionatin ekipor ashtu edhe në të pilotëve, kjo është tabloja”. Në sezonin e tij të parë si pilot i “Red Bull”-it, meksikani ndodhet në vendin e 4-t, me 150 pikë, dhe ëndërron të fitojë Çmimin e Madh të Meksikës, pas pesë përpjekjeve të mëparshme në të cilat ai nuk ka shkuar përtej vendit të 7-të dy herë.

Piloti 31-vjeçar theksoi rëndësinë e të qenit konkurrues deri në fund të sezonit, sepse ka ekipe që aspirojnë të luftojnë për podiume përtej “Mercedes”-it dhe “Red Bull”-it. “Kemi 2-3 skuadra shumë afër nesh dhe nëse nuk bën një klasifikim shumë të mirë, je jashtë 3-shes së parë… edhe pse ne kemi një makinë të shkëlqyer dhe jemi në të njëjtin nivel me “Mercedes”, në konkurrencën me “MekLaren”-in dhe “Ferrari”-n mendoj se janë dy deri në tre të dhjetat më pak të shpejtë se ne”, tha Perez.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh