(Video) Kompleksi “Skënder Halili”, përurohen 3 fusha të rikonstruktuara

Share Button

AlbanianSport.com 03/11/2021 14:25

ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në bashkëpunim me klubin e futbollit Tirana kanë rikonstruktuar së fundmi tre fushat e kompleksit “Skënder Halili”. Një investim që është përuruar pikërisht ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidenti i KF Tirana, Refik Halili, trajnerët e ekipeve dhe akademive të Tiranës si dhe futbollistët e futbollistet e këtij klubi. Zhvillimi i futbollit të fëmijëve është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të së Futbollit.

Çdo gjë kalon nga infrastruktura bazë dhe cilësore, përmes së cilës fëmijët shqiptarë do të kenë mundësinë të luajnë futboll ashtu sikurse bashkëmoshatarët e tyre në vendet evropiane. Projekti i “100 Fushave” i shpallur prej kohësh nga FSHF-ja ka nisur tashmë të implementohet dhe ashtu sikurse në Tiranë, fusha të tjera do të rikonstruktohen dhe ndërtohen në të gjithë Shqipërinë. Për këtë gjë, Federata e Futbollit ka ftuar herë pas here pushtetin qendror dhe atë vendor, biznese që duan të investojnë në dobi të futbollit, t’i bashkohen këtij projekti.

Me rastin e përurimit të këtyre fushave, Presidenti Armand Duka, në fjalën e tij për të gjithë të pranishmit theksoi edhe një herë se prioriteti i FSHF-së është futbolli i fëmijëve, teksa u ndal të falënderonte edhe klubin e Tiranës për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu, presidenti Duka foli edhe për projektin e “100 fushave” si dhe u shpreh se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të klubeve si dhe akademive

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh