Takimet e së martës, shënohen 27 gola në 8 ndeshje, kualifikohen dy të parat

Share Button

AlbanianSport.com 02/11/2021 22:55

ASNN – Rikthehet me ndeshjet e 4-ta të fazës së grupeve, njihen të kualifikuarat e para. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, është rikthyer në mesjavë me takimet e 4-ta të fazës së grupeve dhe të martën janë luajtur takimet e vlefshme për grupet E, F, G dhe H. Duke nisur nga ora 18:45 janë luajtur dy takime dhe ai i grupit G, midis Volfsburgut dhe Salzburgut, ka parë vendasit të kalojnë të parët pas vetëm 3 minutash lojë, me anë të Bakusë.

Por, pas një gjysmë ore lojë austriakët barazojnë shifrat me një goditje të lirë të Voberit dhe në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë. Në të dytën Lukas Nmeka do të gjejë golin e dytë të Volfsburgut pas një ore lojë dhe skuadra gjermane do ta mbrojë deri në fund fitoren, duke u rikthyer në betejën për kualifikim në këtë grup. Po për këtë grup, Sevilja dhe Lila e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1, me Okamposin që i kalon vendasit në epërsi pas një çereore loje.

Por edhe me Xhonatan Dejvid që rikthen barazpeshën me një 11-metërsh të saktë në minutat e fundit. Madje, në pjesën e dytë, francezët përmbysin shifrat dhe e fitojnë takimin 2-1, duke e rihapur plotësisht betejën në këtë grup. Ndërkaq, një hap të madh përpara në drejtim të kualifikimit për në turin e 16-shes ka bëre edhe kampionia në fuqi e Evropës, Çellsi, që, me një fitore në Suedi në takimin që u luajt më herët me Malmoen, ka konsoliduar pozitat e saj në vendin e dytë të grupit H.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Hakim Zijeku gjen edhe golin e parë të londinezëve. Një gol që do të mbetet në fuqi deri në fund dhe Çellsi merr fitoren e 3-të në këto 4 takime të para. Po për këtë grup, Juventusi dhe Zeniti i Shën Pjetërburgut e kanë mbyllur në barazim pjesën e parë, me italianët që bëjnë gjithçka, duke kaluar në epërsi me Dibalën në minutën e 11-të, por duke rikthyer barazpeshën në shifra me një autogol të Bonuçit.

Por italianët korrigjojnë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, me Dibalanë, që plotëson dygolëshin vetjak, por edhe me Kiezën dhe Moratën dhe Juventusi siguron kështu vendin në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve. Kurse në grupin E, Bajerni ka pritur në Mynihut Benfikën me gjermanët të ndërgjegjshëm se një fitore ndaj portugezëve do ta mbyllte që të martën edhe matematikisht çështjen e kualifikimit.

Bavarezët i kanë fituar të 3 takimet e para dhe fitorja e arritur edhe në kthim në fushën e vet përballë portugezëve në takimin e luajtur në “Allianz Arena” nënkupton se ata nuk do të renditen më poshtë se vendi i dytë në grup. Madje Bajerni e ka bërë këtë në mënyrë spektakolare, duke e mundur Benfikën 5-2. Ndërkohë, në takimin tjetër të grupit, Barcelona ka udhëtuar drejt Kievit për t’u ndeshur me Dinamon, e ndërgjegjshme se vetëm fitorja do ta mbante gjallë ëndrrën kontinentale përtej një periudhe të vështirë për gjiganden katalane.

Dhe kjo fitore ka ardhur, por vetëm 20 minuta para fundit, me Ansu Fatin që shënon golin që vlen 3 pikë. Ndërkaq, në grupin F, Mançester Junajtid nuk ka arritur të fitojë, por sidoqoftë ia ka dalë të shmangë sërish humbjen ndaj Atalantës, në ndeshjen që u luajt në Itali. Skuadra italiane po kryesonte me shifrat 2-1, me golin e dytë të realizuar në pjesën e dytë, teksa pjesa e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Por ishte sërish Kristiano Ronaldo, që pati barazuar shifrat në fundin e pjesës së parë, ai që bën të njëjtën gjë edhe në minutat shtesë të së dytës. Italianët mbeten në vendin e 3-të, tanimë me 5 pikë, por anglezët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, po aq sa ka edhe Vijareali, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Jang Bojs e Bernës, me 3 pikë. Vijareali i ka mposhtur zviceranët me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje, por gjithçka mbetet e hapur në këtë grup. Ndërkaq, takimet e 4 grupeve të tjera, A, B, C dhe D, luhen të mërkurën.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh