Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë të pafat, barazim 2-2 ndaj Irlandës së Veriut

Share Button

AlbanianSport.com 02/11/2021 22:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-17-vjeҫarëve ka luajtur mbrëmjen e së martës ndeshjen e fundit në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit, që zhvilloheshin në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë tanë kishin përballë organizatorët e turneut, irlandezo- veriorët, që vinin në këtë ndeshje pas dy rezultateve të ngjashme me skuadrën tonë. Ndeshja pa dominues kuqezinjtë që ishin dy herë në epërsi, por pa arritur të mbyllin ndeshjen dhe gjithҫka përfundoi në barazim 2-2.

Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion: Totoshi, Muca, Adi Kurti, Arlind Kurti, (kapiten) Xhixho, Kasmollari, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari dhe Ageja. Pjesa e parë e lojës pa skuadrën kuqezi superiore ndaj kundërshtarëve, superioritet që u konkretizua me golin e Orsi Agejas në minutën e 34-të. Djemtë kuqezi vazhduan lojën sulmuese, krijuan dhe dy mundësi të tjera shënimi por që nuk u konkretizuan. Pjesa e dytë fillon me të njëjtin formacion që kishte zbritur nga minuta e parë.

Në minutën e 52-të, Irlanda e Veriut shfrytëzon në mënyrën më të mirë një rrëmujë në zonë, me topin që goditet nga Bojd dhe përfundon pas krahëve të Totoshit, në rrjetë. Trajneri Bulku reagon menjëherë dhe fut Kolecin, Shtrazën dhe Rucin për Muҫën, Agejën dhe Kosmallarin. Skuadra vazhdon të sulmojë dhe të jetë superiore ndaj kundërshtarit duke krijuar aksione sulmuese dhe raste për shënim. Klevis Haxhari në minutën e 66-të godet me të majtën brenda zone duke shënuar një gol shumë të bukur.

Skuadra vazhdon të ketë kontrollin e lojës, ndërkohë që në minutën e 82-të bëhen edhe dy zëvëndësimet e fundit me Sylën dhe Sulejmanin që marrin vendin e Tresës dhe Kasës. Kur ndeshja dukej se do të përfudonte në favor të kuqezinjve tanë, në minutën e 85-të irlandezo veriorët barazojnë me Kellyman që shfrytëzon një neglizhencë në mbrojtjen tonë. Pavarsisht insistimit dhe hedhjes totale në sulm, gjithҫka mbyllet në barazim 2-2 në këtë rrugëtim eliminator në Irlandën e Veriut.

 

Eliminatoret e Evropianit

Nën-17-vjeçarët

 

Shqipëri – Irlandë e Veriut              2-2

Shënues: Ageja 34’, Haxhari 66’ / Bojd 52’, Kelliman 85’

Shqipëria: Totoshi, Muca, Adi Kurti, Arlind Kurti (kapiten) Xhixho, Kasmollari, Tresa, Kasa, Fikaj, Haxhari, Ageja. U aktivizuan: Koleci, Shtraza, Ruci, Syla dhe Sulejmani. Trajner: Ervin Bulku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh