AlbanianSport.com 02/11/2021 19:10
ASNN – Ndeshet në fushë me tenistin më të vjetër në botë, Stanislavskin 97 vjeç. Njëri ka luajtur me të djathtën dhe tjetri është mëngjarash. Lojtarë të mëdhenj dhe legjenda. Rafael Nadal, në karrierën e tij të jashtëzakonshme është përballur me kundërshtarë të të gjitha llojeve.
Megjithë dëmtimet që e kanë penguar shpeshherë, ai ka arritur të marrë kënaqësi të mëdha në këtë sport, si fitorja e 20 Turneve Madhorë, të nohura si “Grand Slem”-e dhe arritja e numrit 1 në botë. Por tenistit spanjoll nuk i kishte rëndë rasti asnjëherë që të takohej me jn, 97 vjeç, një kampion i madh që ka hyrë në librat e rekordeve.
Mëngjarashi spanjoll është takuar me ukrainasin, i cili ka shkuar emrin e tij në Librin e Rekordeve “Gines”, në të cilin nuk është i regjistruar asnjë tenis më i madh se ai në moshë. Leonidi ka qenë i ftuari i Rafael Nadalit. Fituesi i 20 “Grand Slem”-eve ka realizuar edhe ëndrrën e tij duke luajtur në fushën e tenisit me Stanislavskijn.
Nga ana tjetër, Leonidi nuk ka patur frikë të përballet me Rafën, madje ka treguar edhe teknikë të mirë. Kjo minindeshje ka qenë një shtysë më shumë për tenistin spanjoll, për rikthimin e tij në fushë, pas dëmtimit dhe sigurisht një përvojë e paharrueshme për veteranin ukrainas.