Legjionarët / Gola në çdo skaj, fundjavë pozitive e kuqezinjve në Evropë

Share Button

AlbanianSport.com 01/11/2021 16:25

ASNN – Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të legjionarëve kuqezi, të cilët kanë bërë paraqitje mjaft të mira me klubet e tyre në Evropë. Odise Roshi, “raketa” e Kombëtares shqiptare ka qenë një nga lojtarët më të mirë në formacionin e Bolusporit, skuadër me të cilën aktivizohet në Turqi. Fieraku dhuroi një pasim për Bajramin me fillimin e pjesës së dytë, gol që barazoi përkohësisht ndeshjen për klubin turk ku aktivizohet Odise Roshi.

Ai u vlerësua me notën 7.5 nga faqet e specializuara për statistika. Sërish hero Myrto Uzuni në Hungari, me Ferencvaroshin. Sulmuesi kuqezi ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë, teksa që në minutën e 47-të gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar në epërsi të tijët. Ferencavaroshi fitoi me shifrat 2-0 në fushë të huaj, falë edhe golit të beratasit dhe paraqitjes së mirë që ai po dhuron këtë sezon me hungarezët. Një tjetër gol vjen nga Austria, aty ku Xhakomo Vrioni po shpërthen me Tirolin.

Mungesa disa javore për shkak të një dëmtimi fizik e ka kthyer më të fortë së kurrë sulmuesin shqiptar. Dhe, në pak ditë, ai ka arritur të kthehet në protagonistin kryesor të skuadrës dhe të shënojë 3 gola me austriakët në 3 ndeshjet e fundit. Vrioni kaloi fillimisht në epërsi Tirolin në minutën e 57-të, në ndeshjen e zhvilluar kundër Austrisë së Vienës, por ndeshja u mbyll në barazimin 1-1. Vrioni u vlerësua me notën 7.5 nga statisticienët.

Ndërkaq, edhe nga skuadra e Shpresave vijnë lajme të mira. Armando Dobra ka realizuar një gol mjaft të bukur për Kolçesterin në Angli. Ky ishte goli i parë për sulmuesin shqiptar, i cili pas disa lëvizjeve futet në zonën kundërshtare, për të goditur në mënyrë të shkëlqyer topin që përfundon në rrjetë. Me notën 8 e kanë vlerësuar faqet e specializuara për statistika Dobrën, lojtarin e talentuar shqiptar që premton mjaft.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh