AlbanianSport.com 31/10/2021 20:55
ASNN – “Ferrari” arrin shpejtësinë maksimale, motori i ri ndryshon fytyrën e makinës “SF21”. Kështu, “Kokëkuqja” nuk fshihet më në vijë të drejtë dhe motori i ri i saj ka ndryshuar fytyrën e “SF21”. Këtë e pranon edhe drejtuesi i skuadrës italiane, Matia Binoto. Makina e kuqe është më e shpejtë dhe kjo është parë me arritjet e pilotëve. Lëklerk ka dalë i 4-ti dhe është ngjitur dy herë në podium. Në 3 garat e fundit të Formulës 1 me motorin e ri, “Ferrari” ka ndryshuar fytyrën, teksa piloti i ri saj, Sharl Lëklerk ka dalë i 4-ti dhe është ngjitur në podium dy herë. Sainz gjithashtu ka pasur më shumë ritëm se konkurrentët e tjerë.
Drejtuesi i skuadrës, Matia Binoto, bën një vlerësim shumë pozitiv, teksa thotë: “Ritmi ynë është përmirësuar në garat e fundit dhe kjo u demonstrua përsëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Sa i përket motorit, ata janë të vetëdijshëm se ai nuk është më problemi më i madh i tyre. “Fuqia është gjithmonë e disponueshme, nga fillimi deri në fund të vijës së drejtë, – pohon Binoto. – Nga mënyra se si e përcaktojmë sasinë, me forcën maksimale të uljes, pothuajse arritëm shpejtësinë e të tjerëve. Ky është një hap i madh përpara. Ne e dimë se ka një ndryshim dhe motori nuk është dramatik.”
Në garën e Amerikës, Sainzi dhe Lëklerku arritën 322 km/orë, ndërsa “Mercedes”-i ose “MekLaren”-i ishin 323 km/orë, me nivele shumë të ngjashme të forcës shtytëse. Por Çmimi Madh i Amerikës nuk është ndër më të preferuarit për “Ferrari”-n. “Nuk ishte një cirkuit që përshtatet plotësisht me makinën tonë dhe për arritjet atje jam i lumtur, – ka theksuar drejtuesi i skuadrës italiane. – Njësia e re e motorit është gjithashtu një shtesë. Kjo më jep besim për garat e ardhshme, sidomos në Meksikë.” Sektorët e ngadaltë të pistës “Hermanos Rodrígez” do të jenë një epërsi për makinën “SF21”, i cili spikat gjithmonë në këto rrethana.
Nuk lejohet të prezantohen përmirësime të paraqitjes së motorëve gjatë këtij sezoni, por duke qenë se “Ferrari” përdor ende komponentë të vitit 2020, skuadra italiane mund të homologojë një specifikim të ri në 2021-shin. Vitin e ardhshëm motorët do të përmirësohen që në fillim të Botërorit dhe për këtë në “Maranelo” janë fokusuar në prodhimin e një njësie të re të motorit. Ky version i parë i sistemit hibrid u avancua në mënyrë që të mund të testohej në pistë, përpara se të zhvillohet në vitin 2022. Ata vlerësojnë se përmirësimi është afër 10 kuajfuqi. “Mercedes”-i ka një epërsi, si ndaj “Honda”-s japoneze, ashtu edhe ndaj “Ferrari”-t. Por dallimet nuk janë më alarmante.