AlbanianSport.com 30/10/2021 20:55
ASNN – Është luajtur të shtunën pasdite në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës edhe takimi i 3-të i javës së 7-të të Kategorisë Superiore dhe Tirana ka mundur Vllazninë me rezultatin 2-0 dhe ruan vendin e parë, e vetme në krye të renditjes. Tirana e Orges Shehit fluturon në Superiore, si skuadra e vetme e pamundur dhe e aftë të fitojë ndeshjet e mëdha.
Kuqeblutë vendas mposhten 2-0, në një ndeshje me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR) si protagonist, duke ndryshuar dy herë vendimet e kryesorit Xhaja në episodet kyçe: golin e epërsis së Xhixhës dhe në përjashtimin nga loja të Tolit në 20 minutat e fundit. Humbja e dytë radhazi për kuqeblutë, ndërsa kryeqytetasit vazhdojnë të kryesojnë kampionatin, duke mbajtur në distancë Kukësin.
Vllaznia bëri nisjen më të mirë të lojës, por Latifi në të 14-ën e në të 23-ën minutë shpërdorun dy mundësi ideale shënimi, që do të kishin ndryshuar rrjedhën e lojës. Kështu, sepse pas dy minutash, ai që nuk gaboi ishte Xhixha, që në mundësinë e parë të paraqitur shënoi, edhe pse festa e sulmuesit bardheblu fillimisht u ndal për pozicion të parregullt.
Me këtë epërsi minimale të bardhebluve mbyllet pjesa e parë, edhe pse duhet thënë se si gjatë saj, edhe gjatë pjesës së dytë, Vllaznia nuk rreshti, por nuk e gjeti dot golin. Në krahun tjetër, kundërsulmi bardheblu megjithatë është gati të godasë sapo ti jepet mundësia, por loja e Tiranës goditet nga ndërhyrja e dytë e VAR-it, që këtë herë i lë në inferioritet numerik, kur ndryshoi ngjyrën e kartonit të Xhajës, për ndërhyrjen e ashpër të tolit ndaj Da Silvas të sapofutur në fushë.
Por Ishte me 10 lojtarë që Tirana dha goditjen finale, me një kundërsulm të shpejtë të Seferit, që mposhti Zogoviçin me një diagonale të bukur nga e djathta në minutën e 77-të. Një goli që e vrau ndeshjen dhe i dha Tiranës qetësinë mendore për të administruar një rezultat, që e mban të vetme në vendin e parë, duke i krijuar edhe bindjen se ka një skuadër të aftë të synojë titullin.