AlbanianSport.com 29/10/2021 23:20
ASNN – Argjentinasi nuk po luan si te Barcelona, padurim në radhët e Paris SG-së. Situata e Lionel Mesit në Paris nuk është ajo e pritura. Dëmtimet po bëjnë që partneriteti i tij me Mbapénë dhe Nejmarin të mos funksionojë. Kur ata luajnë të 3 së bashku, nuk bëjnë atë pritej nga të gjithë, pas ardhjes së argjentinasit në merkaton e verës.
Për më tepër, paraqitja e vetë Mesit është larg nga ajo që ai kishte në Barcelonë, kështu që në Paris kanë filluar të bëhen të paduruar. Prestigjiozja franceze “L’Équipe”, në kopertinën e saj, pyet “Më në fund një fillim i mbarë?” dhe lëshon mesazhin e mëposhtëm: “Mesi nuk ka arritur ende paraqitjen që kishte te Barça, ende nuk ka shqetësim, por padurimi ka filluar të ndihet”.
Ajo formula e veçantë mes Mesit, Mbapesë dhe Nejmarit ende nuk është shfaqur dhe argjentinasi po vuan. Në Barcelonë gjithçka ishte gati të rrotullohej rreth tij, por tek Paris SG-ja ai ka dy superyje rreth tij, që kanë nevojë për një ritëm tjetër nga ai që kërkon Mesi. Trajneri Poçetino ka shumë punë për të bërë, teksa Mesi ende nuk ka shënuar në kampionat, por ka realizuar 3 në Ligën e Kampioneve.