AlbanianSport.com 29/10/2021 22:45
ASNN – Shkëmbi “vajton” rastet e humbura dhe episodet, Longo, i kënaqur me rezultatin. “Mendoj që ishte një moment, një gabim shpërqendrimi të mbrojtjes, – ka thënë trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi. – Duhej ta zgjidhnim. Mendoj se po e kontrollonim lojën gjatë 90 minutave, bëmë një gabim në rreshtim e mospërqendrim. Pavarsisht se u munduam, nuk ia dolëm të barazonim. Në futboll nuk ka asnjëherë që të kesh skuadrën në 100%. Ne e bëmë shumë mirë, përveç atij momentit të golit. Për këtë komplimentoj lojtarët, pastaj ka momente sidomos në pjesën e parë, mund ta kishim nisur në epërsi e nuk ia arritëm. Futbolli kështu e ka.”
“Nuk mendoj se humbëm në 25 minutat e parë, mendoj se e humbëm vetëm në 10 sekondat e golit, – ka vijuar ai. – Pjesa tjetër thuajse ishte perfekt. Patëm raste për të shënuar, kundërshtari na rrezikoi vetëm në 1 apo 2 momente, është një kundërshtar që në çdo ndeshje ka shënuar shumë gola e ka pasur shumë raste. Sot ishte e kundërta.” Ndërkaq, edhe trajneri i Kukësit, Diego Longo, e ka pohuar se kjo nuk ishte një ndeshje e bukur nga të tijtë. “Normalisht nuk luajtëm vetëm, kishim një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë, – ka thënë ai pas ndeshjes.”
“Ndonjëherë gjatë sezonit duhet të mbrohesh për të qenë i sigurt, ne nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë. Normalisht ndonjëherë gjatë sezonit ka momente kur duhet të shënon dhe sot ishte momenti, prandaj ishte zëvendësimi që të mbanim më shumë topin, por nuk mendoj se vuajtëm shumë në pjesën e parë. Është gjithçka rreth balancave të skuadrës, ndaj Teutës dhe Laçit e humbëm disi balancën, ndërsa ndeshjet e fundit kemi filluar ta ruajmë balancën. Nuk dua ta ndryshoj shumë formacionin që mos të krijoj disbalanca”, – ka përfunduar Longo.