AlbanianSport.com 27/10/2021 23:55
ASNN – Karlsruhe mundi Bajer Leverkusenin 2-1, Borusia e Mënshengladbahut shtangu Bajernin e Mynihut. Po aq papritur sa humbja e Leverkusenit ka qenë edhe nisja e takimi i luajtur në mbrëmje, midis Borusias së Mënshengladbahut dhe Bajernit të Mynihut, teksa vendasit kanë kaluar në epërsi pas vetëm dy minutash lojë, me Konenë.
Pas një çerek ore lojë, Mënshengladbahu dyfishon epërsinë me anë të Rami Bensebainit. Vetëm 6 minuta më pas, është i njëjti lojtar që tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe gjen golin e 3-të të Borusias. Dhe Borusia e Mënshengladbahut ka dëshmuar se rezultati i pjesës së parë nuk ishte një rastësi, duke gjetur edhe dy gola të tjerë brenda 12 minutave të para të pjesës së dytë, me Embolonë që realizon fillimisht në të 51-ën.
6 minuta më pas, ai plotëson dygolëshin e tij, duke e bërë rezultatin edhe më të pabesueshëm. Borusia e Mënshengladbahut korr kështu një fitore historike, 5-0 ndaj Bajernit të Mynihut dhe siguron vendin në turin e 16-shes së Kupës së Gjermanisë.