AlbanianSport.com 27/10/2021 20:35
ASNN – Myrto Uzuni është rikthyer te goli me skuadrën e tij, Ferencvaroshin, në Hungari. Sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën kundër Tokolit, të vlefshme për Kupën e Hungarisë.
Uzunit i është besuar ekzekutimi i dy goditjeve të 11-metërshve, në të cilat shqiptari është treguar mjaft i saktë, duke mposhtur dy herë portierin kundërshtar brenda 4 minutave. Ferencvaroshi po fitonte me shifrat 0-1, teksa dy golat e beratasit në minutat 15-të dhe 19-të e dërguan rezultatin e ndeshjes në 0-3.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në të gjithë lojën, teksa paraqitja e tij e mirë me klubin hungarez dhe golat e shënuar janë një lajm i mirë në prag të ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor.