AlbanianSport.com 25/10/2021 17:40
ASNN – Derbi i kryeqytetit ndez dy të tretat e Tiranës. Tani është gjithҫka gati në Stadiumin “Arena Kombëtare” për një ndër sfidat më të ndjera të sezonit të Kategorisë Superiore 2021-2022. Në këtë kampionat ku akoma nuk ka skuadra që udhëheqin në pozicione të sigurta të renditjes por që ka dhuruar shumë ndeshje emocionuese, derbi ndërmjet skuadrave të drejtuara nga trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja do të dhurojë sigurisht emocione të mëdha.
Sulmuesit dhe pritshmëritë për gola
Do të jenë përballë sulmuesit me vlerën më të madhe të kampionatit në aspektin e pritshmërive për gol. Pritshmëritë për gola janë një e dhënë që mat mundësinë për të shënuar në raport me ҫdo gjuajtje të realizuar, duke përllogaritur në këtë mënyrë totalin që ҫdo lojtar do të kishte “merituar” të shënonte. Nëse golat e shënuar nga lojtari janë më të lartë se pritshmëritë për gola, flitet ndonjëherë për fat por në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për cilësitë e lojtarit që kanë bërë diferencën.
Në të kundërt, nëse golat e shënuar janë më pak se pritshmëritë për gola, pritet që në të ardhmen gjërat të përmirësohen në skuadër, sepse të arrish të prodhosh gjuajtje me mundësi të lartë shënimi do të thotë që je në drejtimin e duhur. Stenio Zhunjor i Partizani udhëheq këtë renditje të veҫantë në lidhje me pritshmëritë për gola në nivelin 3.41 në ndeshje, i ndjekur nga Xhixha i Tiranës me 3.05 dhe Seferi me 2.41.
Do të kemi përballë në këtë ndeshje sulmuesit që kanë prodhuar më shumë mundësi shënimi në këtë kampionat. Për të konfirmuar këto vlera, Seferi i Tiranës dhe Stenio Zhunjor janë edhe ndër 5 sulmuesit që kanë prekur më shumë topa brenda zonës gjatë këtij kampionati: Seferi me 5.15 ҫdo 90 minuta dhe Stenio Zhunjor me 4.46 ҫdo 90 minuta.
Duele shumë të forta në krah
Albion Marku i Partizanit është lojtari që kroson më shumë në të gjithë kampionatin. Me shifrën e 8.74 krosave për ndeshje ka një diferencë shumë të madhe me emrin e dytë në këtë renditje të veҫantë, me Zguron e Skëndërbeut që është në vend të dytë me 4.99 krosime për ndeshje. Por Albion Marku nuk i vetmi që spikat në klasifikimin e kroseve në kampionat: Herald Marku i Partizanit është lojtari që realizon krosimet më të sakta, me 60% të krosimeve që kanë arritur te shokët e skuadrës, i ndjekur nga Ardit Toli i Tiranës, me 47% të krosimeve të arritura.
E dhënë pozitive për Tiranën është që Marsel Ismajlgeci ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit për asiste të pritshëm, që ka të njëjtën njësi matëse si për pritshmëritë për gol që në vend të konsiderojë golat, konsideron cilësitë e asisteve të prodhuar nga lojtarët me të njejtin metër gjykimi. Por në këtë ndeshje Marsel Ismajlgeci do të ketë shumë punë në krahun e tij: nëse Marku është i pari për krosimet e sakta në kampionat, Gligorov i Partizanit është në vend të tretë përsa i përket klasifikimit të krosimeve nga krahu i djatë me 4.34 krosime ҫdo 90 minuta.