Partizani & Tirana, Disiplina i gjobit me nga 75 mijë lekë për derbin

Share Button

Partizani-Tirana-2-0-rreshtimi

AlbanianSport.com 11.12.2014 18:55

ASNN – Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar ekipet e Partizanit dhe Tiranës për sjelljen në kundërshtim me rregulloren e aktiviteteve të tifozerive përkatëse gjatë ndeshjes së ditës së hënë. Secili klub është dënuar me një gjobë prej 75 mijë lekësh.

Përveç kësaj gjobe, klubi i Tiranës është i detyruar të zhdëmtojë edhe dëmet e shkaktuara nga tifozeria, të shkaktuara në sektorin e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” ku ata ishin vendosur gjatë ndeshjes derbi. Vendimi për këtë çështje është marrë në bazë të relacionit të hartuar nga administrata e stadiumit të kryeqytetit.

Kjo është hera e dytë këtë muaj që klubi i Tiranës dënohet për të njëjtën shkelje, pas dëmeve të shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ja procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së:

 

FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

KOMISIONI I DISIPLINES      

 

Tirane me 11.12.2014

 

PROCESVERBAL

 

I mbajtur sot me date 11 Dhjetor 2014, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.

 

                  VENDOSI:

  1. KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te tifozerise sa saj dhe hedhje te sendeve pirroteknike ne fushen e lojes pa shkaktuar akte dhune apo nderprerje te lojes , denohet me gjobe me vlere 30.000(tridhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
  2. KF “Laci”, per ofendime te tifozerise se saj, paralajmerohet se ne rast perseritje do jete subjekt i denimeve qe parashikon Kodi i Disiplines Sportive.
  3. KF “Partizani” dhe KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohet me gjobe me vlere 75.000(shtatedhjeteepesedhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS. Gjithashtu, KF “Tirana”detyrohet te zhdemtoje demet te kryera nga tifozeria e saj ne sektorin perkates, referuar raportit te hartuar nga administrata e stadiumit “Qemal Stafa”.
  4. Lojtari i KF”Butrinti”, Arber Malaj dhe Lojtari KF”Luftetari”,Mikel Brahimi, per sjellje jo sportive ndaj Lojtarit kundershtar denohen me nga 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  5. Zyrtari i KF”Shkumbini”, Astrit Isai, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes,denohet me 8 (Tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
  6. Zyrtari i KF”Shkumbini”, Gani Spahiu, per protesta dhe ofendime ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 51/1.a te KDS.
  7. KF”Permeti” dhe KF”Kelcyra”, per sjellje te keqe te tifozerive te tyre ,denohen secila me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke , bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/2 te KDS si dhe nenin 136 /b te KDS.
  8. KF”Orikumi”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje goditjen e lojtarit kundershtar dhe nderprerjen e perkohshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates bazuar ne nenin 66/3.b te KDS si dhe me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136 te KDS.
  9. KF”Olimpiku”per braktisje te ndeshjes me KF”Vora”,humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
  10. KF”Ada B”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, me KF”Djelmia”per shkak te nderprejes se lojes nga ana e dhunes se lojtareve te KF”Ada B”bazuar ne nenin 31 te KDS.
  11. Lojtaret e KF”Ada B”, Ervin Luka, Besmir Ndoj, Florando Nika, Aurel Ndoj dhe Gentjal Kola per sulm dhe dhune ndaj lojtarit kundershtar denohet secili me nga 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  12. Komisioni i Disiplines vendosi per mospranimin e kerkeses se KF”Bylis” te pa bazuar ne rregulloren e KDS si dhe ne rregulloren e Veprimtarise Futbollistike.

 

Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh