AlbanianSport.com 24/10/2021 22:25
ASNN – Vazhdon java e 5-të, Kukës mund Vllazninë 2-0, Dinamo fiton 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut. Kategoria Superiore ka luajtur të dielën dy takime të tjera të javës së saj të 6-të dhe Kukësi ka mundur Vllazninë me shifrat 2-0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë loje. Ndërsa Dinamo ka fituar minimalisht në Korçë ndaj Skënderbeut, me të vetmin gol të shënuar në pjesën e dytë. Kështu, Dinamo u është kthyer fitoreve në Superiore, duke mundur me shifrat 1-0 Skënderbeun në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 6-të, të luajtur më herët të shtunën.
Një duel i cili ndihmon blutë që të bëjnë hapa para në renditje. Ndeshja ishte e vrullshme në start, pro me kalimin e minutave skuadrat u shfaqën shumë të kujdesshme e krijuan pak raste të rrezikshme. Momenti që zgjidhi sfidën ishte në pjesën e dytë, kur trajneri Shkëmbi aktivizoi Skukën i cili i dha gjallëri sulmit. Madje ishte ai që nisi një pasim të artë për Haxhiun, i cili më pas dha pasimin për Çinedun. Ky i fundit bëri gjënë e duhur duke dërguar topin në rrjetë, për të shënuar golin e vetëm të sfidës.
Gol që mjaftoi për të ngjitur Dinamon në renditje dhe për të lënë pas krahëve atë humbje të thellë ndaj Vllaznisë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë në renditje. Ndërkaq, në ndeshjen e luajtur pasdite, Kukësi ka arritur të dalë fituese nga ndeshja me Vllazninë, duke i mundur shkodranët me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë skuadra verilindore u shkakton humbjen e parë kuqebluve të trajnerit Tomas Brdariç. Një supergol nga Shqipërim Taipi në minutën e 29-të, do t’u jepte kukësianëve epërsinë.
Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ndreca që më pak fat arriti të shënonte edhe golin e dytë për Kukësin, duke iu dhënë kështu 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë. Në këtë ndeshje doli me karton të kuq lojtari i Vllaznisë, Mustedanagiç, për ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës, i cili humbet ndeshjen e radhës.