AlbanianSport.com 22/10/2021 20:10
ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçare në futboll për femra ka arritur të marrë 3 pikët të premten në ndeshjen ndaj Andorrës, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të 2022-shit. Vajzat e drejtuara nga trajneri Kreshnik Krepi triumfuar me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu fitoren e parë pas dy ndeshjesh të zhvilluara në grupin B3, ku shorti i ka vënë së bashku me Andorrën, Uellsin dhe Moldavinë.
Krepi e nisi lojën me këtë formacion, ndërsa bëri edhe këto ndërrime: Hyska, Troka, Gjergji, Vuksani, Avullija (Kacorri 46’), Iliadhi, Armoku (Bilali 87’), Cemeri (Qose 61’), Mema dhe Hamonikaj. Skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje të bukur, ku pjesa e parë e lojës thuajse u mbizotëruar nga vajzat shqiptare, të cilat e nisën mirë lojën, duke kontrolluar topin që në minutat e para dhe kërkuan të shfrytëzojnë hapësirat boshe të kundërshtarit.
Goli për skuadrën tonë do të vinte në minutën e 12-të, me Iris Armokun që dërgon topin në rrjetë, por që gjyqtarja sinjalizon për një pozicion jashtë loje. 3 minuta më vonë, një tjetër rast i rrezikshëm për vajzat kuqezi, teksa Hamonikaj jep bukur një krosim brenda zonës, por që nuk shfrytëzohet mirë nga Mema, e cila e dërgon topin jashtë kuadratit. Sërish mundësi e artë për skuadrën e Krepit, me Iris Armokun, e cila nga brenda zonës nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
Duke humbur kështu një mundësi të artë dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0. Shqipëria u shfaq mbizotëruese në fushë edhe në pjesën e dytë të lojës, duke krijuar një mori rastesh, por goli i fitores do të vinte vetëm në minutën e 90-të, nga këmbët e Matilda Tanushit, e cila fiton një goditje dënimi dhe kërkon ta realizojë vetë, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare. Një fitore e bukur e vajzave kuqezi, të cilat renditen kështu në vendin e dytë me 4 pikë pas dy ndeshjesh dhe do të luajnë edhe ndeshjen e 3-të dhe të fundit ndaj Uellsit të vendit të parë më 25 tetor.
Eliminatoret e Evropianit
të Nën-19-vjeçareve
(Futboll – femra
Andorra – Shqipëri 0-1
Shënues: Tanushi 90’
Shqipëria: Hyska, Troka, Gjergji, Vuksani, Tanushi, Avullija (Kacorri 46’), Iliadhi, Armoku (Bilali 87’), Cemeri (Qose 61’), Mema, Hamonikaj.
Trajner: Kreshnik Krepi