AlbanianSport.com 22/10/2021 19:25
ASNN – Stadiumi i Lusailit, me kapacitet mbi 80,000 persona, që do të presë finalen e Botërorit të ardhshëm në dhjetor 2022, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha, është thuajse në përfundim e sipër. Ai është stadiumi i 8-të dhe i fundit që do të presë ndeshjet e këtij turneu, i ndërtuar nga Komiteti Suprem i Katarit. “Stadiumi mund të presë deri në 85,000 ose 86,000 spektatorë”, – thotë menaxheri i projektit për Stadiumin e Lusailit, Tamim el-Abed. – Pra, jemi në përfundim.
“Afërsisht 98.5%, e punimeve strukturore, punimet civile, të çelikut, të çatisë, janë të gjitha 100% të përfunduara, – ka vijuar ai. -. Përfundimet brenda ndërtesave janë të gjitha 100% të përfunduara dhe siç shihet terreni ka edhe 1 për qind e gjysmë për t’u përfunduar. Janë testuar dhe janë vënë në punë shumica e sistemeve të nevojshme për funksionimin e ndërtesës duke përfshirë sistemet TIK, elektrike, NEP dhe sistemet e ajrit të kondicionuar.
“Dhe sigurisht marrja e miratimeve nga autoritetet lokale këtu në Katar që do të na lejojë të dorëzojmë ndërtesën sa më shpejt”, – ka përfunduar zyrtari në fjalë. Jashtë stadiumit janë vendosur foto të shumta. “Fotografitë janë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në ndërtimin e këtij projekti, në radhë të parë të fuqisë punëtore, të teknikëve dhe operativëve të aftë, kështu që të gjithë tregtarët, marangozët, elektricistët, saldatorët, teknikët e instrumenteve dhe të gjitha profesionet e tjera që duhen për të ndërtuar një projekt si kjo”, – thotë menaxheri i projektit.
Pas këtij në Lusail, Katari do të inaugurojë edhe stadiumin “Al-Thumama”, stadiumi i katërt i sapondërtuar. I vendosur 12 km larg qendrës së qytetit të Dohas, stadiumi me 40,000 vende do të presë ndeshjet deri në çerekfinale të turneut të vitit të ardhshëm. Projekti i tij është frymëzuar nga “gahfija”, një kostum tradicional i thurur i veshur nga burrat dhe djemtë në të gjithë Lindjen e Mesme.